• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Reformë në Francë/ Shkolla fillon që në moshën 3-vjeçare dhe kjo do të prek …
Home
Nderkombetare

Reformë në Francë/ Shkolla fillon që në moshën 3-vjeçare dhe kjo do të prek …

28 March, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Fëmijët në Francë do të fillojnë shkollën në moshën 3-vjeçare dhe jo më në atë 6-vjeçare, sipas reformave të reja të lajmëruara nga presidenti Emmanuel Macron.

Ndryshimi do ta bëjë Francën vendin me moshën më të ulët të fillimit të arsimit të detyrueshëm në Evropë. Por, kjo sidoqoftë do të prekë vetëm një numër të vogël fëmijësh, pasi shumica e familjeve franceze kanë zgjedhur që më herët t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në moshën 3-vjeçare. Vetëm 2.4% e fëmijëve të kësaj moshe nuk janë regjistruar në shkollë, tregojnë shifrat qeveritare.

Presidenti francez tha se ndryshimi kishte si qëllim të reduktonte pabarazinë në edukim, pasi prindërit në zonat më të varfra të Francës dhe në territoret përtej detit janë më pak të predispozuar të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në një moshë të hershme. Në Paris, 93% e 3-vjeçarëve regjistrohen në shkollë, por shifra është shumë më e ulët në disa territore përtej detit, sipas “Le Monde”.

“Unë shpresoj që me këtë detyrim që hyn në fuqi nga viti shkollor 2019, ne mund të korrigjojmë këtë dallim të papranueshëm”, tha Macron në një konferencë për shtyp.

Ka pasur shumë debate se kur fëmijët duhet të nisin arsimimin e detyrueshëm. Një studim i publikuar në vitin 2015 zbuloi se fëmijët që fillonin shkollën më vonë ishin më pak hiperaktivë apo të pavëmendshëm në klasë. Finlanda, Polonia dhe Estonia, tre nga vendet më të suksesshme në fushën akademike, e nisin shkollën në moshën 7-vjeçare. Por, fëmijët në këto vende zakonisht dërgohen në kopshte, ku mësojnë përmes lojrave. Po ashtu, edhe numri i nxënësve në klasa, është zakonisht më i vogël.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Luan për herë të parë/ Bëhet miljonere, ja shuma që ka fituar
Previous article Pamjet kur dy objekte fluturues kalojnë pranë një helikopteri ushtarak, dyshimet për UFO

k.autor

Postime të ngjashme

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT