• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA ZGJEDHORE/ Rama: Gati të shkoj edhe në selinë e PD-së për dialog, por Bashën s’e pres pa fund
Home
Intervista

REFORMA ZGJEDHORE/ Rama: Gati të shkoj edhe në selinë e PD-së për dialog, por Bashën s’e pres pa fund

1 October, 2019 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Kryeministri Edi Rama shprehet i gatshëm për të negociuar me opozitën jashtë parlamentit për reormën zgjedhore në cdo moment dhe cdo vend, madje edhe në selinë e PD-së, por nëse ajo nuk pranon kjo nuk do ta pengojë për të vijuar përpara dhe për ta miratuar sipas rekomandimeve të OSBE-së. Rama ka shpjeguar edhe arsyen se përse është kundër propozimit të PD-së për drejtimin e reformës zgjedhore nga ndërkombëtarët, që u kundërshtua edhe nga Brukseli dhe OSBE-ja.

“Nuk i trembem asnjë ndërmjetësimi, unë mendoj se nuk kemi nevojë për përkthyes, shqip merremi vesh më mirë me njëri tjetrin. Ky vend nuk mund të funksionojë më as me teka dhe as me përkthyes, por sikur funksionojnë të gjitha vendet normale. Jam gati në cdo moment që të ulem në tryezë, do të doja që të flisnim për reformën zgjedhore, pasi koha vrapon, nëse ata nuk e ndiejnë presionin e kohës dhe janë në një kalendar tjetër është e drejta e tyre, nuk kam arsye t’u bëj presion, ‘hajdeni, hajdeni, hajdeni’. Jam këtu në cdo moment që ata dëshirojnë. Për të gjithë, cfarë ka në atë karvan, kush dëshiron që të më ketë edhe mua në tavolinë jam gati, kudo, edhe në selinë e PD-së nëse zhvillohet takimi unë shkoj, nuk e kam problem. Nuk është cështje vendi, formati, apo imponimi të axhendës, nëse ata janë rehat me orën që vazhdon të bjerë 12, është puna e tyre, ora ime vrapon”.

Përsa kohë do ta prisni? “Nuk e pres fare, ne vazhdojmë, ndërkohë që jemi gati në cdo moment të ndalojmë dhe të ulemi nëse ata duan që ne ta ndalojmë dhe të ulemi. Opozita në parlament ka një qasje të sajën të respektueshme dhe ne do e debatojmë, por duhet të mos humbasim asnjë sekond për të plotësuar dy kushtet dhe fatmirësisht për reformën zgjedhore është shumë e qartë, sipas rekomandimeve të OSBE-së. Cfarë do të donim të shtonim nuk na pengon asnjë, mjafton të biem dakord. Për këtë nuk ka nevojë të ulemi të gjithë, rekomandimet e OSBE-së. Jemi gati të diskutojmë, nëse do të na bindin patjetër do ta rishikojmë sistemin” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Bayer Leverkusen. Rezultati 1-0
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Tottenham-Bayern Munich. Rezultati 1-1

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT