Opozita parlamentare ka vendosur kusht për diskutimet në komisionin e Reformës Zgjedhore cështjen e sistemit elektoral. Dje u publikua për mediat një draft nga grupi i punës që po shqyrton propozimet për financimet e partive, por në mbledhjen e sotme, opozita e re mësohet se ka vendosur kushtin e sistemit.
“Derisa të zgjidhet cështja e sistemit zgjedhor nuk do të diskutojmë asnjë pikë tjetër” mësohet se kanë deklaruar përfaqësuesit e opozitës parlamentare në komision. Pas mbledhjes pritet që dy bashkë-kryetarët Gjiknuri dhe Hajdari të dalin në një deklaratë për mediat. Ndërkohë që sot opozita jashtë parlamentit zhvilloi një tryezë politiko-teknike.


