Pas arritjes së marrëveshjes mes anëtarëve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, e ku e gjitha tashmë është në dorën e kryedemokratit Lulzim Basha, ambasadori Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka thirrur në zyrën e tij 3 ndërkombëtarët që kanë luajtur një rol kyç në këtë proces. Takimi do të mbahe t në zyrën e Sorecës dhe do të jetë e pranishme ambasadori i SHBA-së, Yuri Kim, ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman dhe përfaqësues nga OSBE-ja, jo ambasadori Bernd Borchardt.