Është mbledhur paraditen e sotme Komisioni i Reformës Zgjedhore. PD vijon që të akuzojë për blerje të votës dhe kërkon votim elektronik për të shmangur këtë fenomen. Por bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore nga PS, Çuçi thotë se kjo është cështje e vetëm një partie dhe jo e viteve të fundit.
Debati të Komisioni i Reformës Zgjedhore
Oerd Bylykbashi: Votimi elektronik redukton blerjen e votës. Mos dënueshmëria e kësaj vepre e bën të pavlerë masën. Deri më sot nuk ka asnjë dënim për blerjen e votës, ndaj jepet mesazhi se të gjithë mund të bëjnë ç’të duan në këtë drejtim. Për ne kjo cështje është thelbësore. Duhet vullnet kryesisht i mazhorancës
Bledi Çuçi: Kjo nuk është cështje e një partie dhe as e te viteve të fundit
Quentin Reed ekspert i KiE: Të luftohet mendësia e dhënies së votës si detyrim moral për një shërbim që i është bërë ose dhënies së gjërave në shkëmbim në avancë. Sondazhet tregojnë se 20% e shqiptarëve janë përfshirë në tentativa shitblerje vote.
Në Shqipëri janë 5-6 mekanizma. Shpërndarja e parave e mallrave në zonat e varfra. “Kur jepet vota për një post në administratë, është klientelizëm, qoftë edhe kur paratë për votën jepen në avancë. 20% kanë konfirmuar shitblerjen e votës. 5-6% janë detyruar të marrin pjesë në aktivitete politike në vitin 2017. Edhe kontratat e legalizimit të banesave janë përdorur për të blerë votat. Të dënohen rastet e verifikuara të shitblerjes së votës. E vështirë të ruhet fshehtësia e plotë e votës në komunitete të vogëla pavarësisht teknologjisë,”
Së dyti premtimi për punë në sektorin publik. Fenomen dominant në Shqipëri.
Së treti, është pagesa për pjesëmarrje ose jo në votim duke ju marrë kartën e identitetit.
Së katërti, përdorimi i skemës së mbështetjes sociale për fushatë dhe blerje vote. Fshirja e borxheve të dritave dhe ujësjellësit është një mënyrë tjetër.


