• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA ZGJEDHORE/ Basha takim “kokë me kokë” një orë me Kryemadhin në selinë blu
Home
Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ Basha takim “kokë me kokë” një orë me Kryemadhin në selinë blu

26 September, 2019 F.autor Politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Takimi ka nisur në orën 7:30 dhe është zhvilluar në selinë blu. Burime bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv, Elis Memelli se në fokus të këtij takimi ka qenë Reforma Zgjedhore ku mësohet se opozita ka ndërtuar një strategji me anë të cilës ka kërkuar dhe ngritjen e një grupi ekspertësh që do të paraqesin një draft me propozime.

Ky takim vjen dy para se PD të zhvillojë këtë të dielë në orën 11:00 një mbledhje të përbashkët me kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar.

Edhe më herët në tryezën e thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme ekstraparlamentare për të realizuar këtë Reformë. “Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar”, tha Kaso.

Megjithatë, një propozim i tillë nuk është pranuar nga kryeministri Edi Rama i cili tha nga SHBA-ja se “nuk pranon përkthyes për shqiptarët”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Torino-Milan. Rezultati 0-1
Previous article PAS KOSOVËS/ Almeda dhe Tolga me djalin e tyre vijnë në Shqipëri (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT