• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRÇAHET OPOZITA/ Tre deputetë hapur pro Zgjedhores, drafti konsensual PD-PS-LSI 4 vota larg miratimit në 23 korrik
Home
Politikë

PËRÇAHET OPOZITA/ Tre deputetë hapur pro Zgjedhores, drafti konsensual PD-PS-LSI 4 vota larg miratimit në 23 korrik

9 July, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Tre deputetë të opozitës parlamentare, kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi, Besnik Troplini dhe Fatjona Dhimitri deklaruan pasditen e sotme jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit se do të votojnë pro draftit të marrëveshjes zgjedhore që u arrit në 5 Qershor dhe që do të futet për t’u miratuar në seancën plenare në datë 23 korrik.

Me 77 deputetët që ka shumica socialiste në Kuvend dhe 3 të deklaruarit ditën e sotme, numri i votave shkon në 80 pro reformës zgjedhore duke qenë vetëm 4 larg, pasi për t’u miratuar drafti duhen 84. Deputeti Artur Roshi u shpreh se nuk janë të kënaqur me marrëveshjen, por nuk mund të bllokojnë integrimin.

“Është ajo që i duhet vendit në këto momente. Sa i përket prekjes së Kushtetutës, sipas meje, përmbledh të drejtat natyrore të qytetarëve. Kështu që ajo është simbol i unitetit. Loja e kartonë nuk na con askund, Balli Kombëtar është e hapur për proceset demokratike, që e ka tejkaluar edhe interesin e vet partiak dhe ka parë momentin, situatën politike dhe ne do të jemi pro kësaj marrëveshje. Pra, jo se ne morëm atë që deshëm, për të mos thënë ajo që unë kam predikuar. Para integrimit në Europë të vendit nuk mund të zgjedhim një rrugë tjetër. Kjo marrëveshje është kusht për hapjen e negociatave“.

Edhe deputeti tjetër i Ballit, Besnik Troplini u shpreh pro. “Balli Kombëtar është një parti e ndërtuar në perëndim dhe sytë tanë kanë qenë përtej detit në BE“. Vota e tretë e deklaruar pro marrëveshjes nga krahu opozitar ishte e Fatjona Dhimitrit. “Nuk mund të mbështes një propozim që heq koalicionet zgjedhore dhe ndihmon Edi Ramën. Unë jam në opozitë me Edi Ramën dhe nuk mund të bllokoj procesin e integrimit” tha ajo.

Por listës së deputetëve që janë pro votimit të marrëveshjes pritet që t’i shtohen edhe të tjerë. Sinjalet në seancën e sotme i dha Kostaq Papa, që nuk pranoi që t’i bindej urdhrit të Myslim Murrizit për të bojkotuar seancën. Ai së bashku me Dhimitrin nuk u larguan. E ndërsa Fatjona Dhimitri e zyrtarizoi votën pro, pritet vendimi i Papës. Me përçarjen e opozitës hapja e listave duket tashmë një mision thuajse i pamundur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U NDAL PARA KOHE NGA PANDEMIA/ Ishte një ndër kampionatet e para që u mbyll, ja kur fillon sezoni i ri i Ligue 1
Previous article DY FUTBOLLISTË PARTIZANIT ME COVID-19/ Egbo: Rregullorja nuk e ndalon zhvillimin e ndeshjen, të luajnë lojtarët e akademisë

F.autor

Postime të ngjashme

IDENTIFIKOHEN 5 PROTESTUES TË MASKUAR/ Policia: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë Aktualitet

IDENTIFIKOHEN 5 PROTESTUES TË MASKUAR/ Policia: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend Politikë

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT