• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA NË DREJTËSI/ Presidenti i Izraelit bën thirrje për t’i dhënë fund krizës
Home
Nderkombetare

REFORMA NË DREJTËSI/ Presidenti i Izraelit bën thirrje për t’i dhënë fund krizës

6 September, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog të martën i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe rivalëve të tij politikë që të gjejnë kompromisin për t’i dhënë fund krizës së krijuar për shkak të reformës në sistemin e drejtësisë, në prag të një seance të rëndësishme dëgjimore në gjykatë.

Zoti Herzog deklaroi të hënën se ka biseduar me udhëheqësit e koalicionit dhe ata të opozitës javëve të fundit, pjesë e një përpjekjeje të re për të arritur një sërë marrëveshjesh gjithëpërfshirëse, që do të parandalonin një krizë kushtetuese dhe garantonin demokracinë pas protestave të shumta.

“Ka momente në kriza të tilla kur duhet treguar aftësi udhëheqëse për të shfrytëzuar momentin e rrallë për të gjetur një marrëveshje. Ky është një moment i tillë”, tha zoti Herzog në një fjalim. “Mjaft më. U bëj thirrje udhëheqësve të sillen me përgjegjësi”.

Thirrja e tij vjen ndërkohë që Gjykata Supreme, për herë të parë në historinë e Izraelit, mbledh 15 gjykatësit e saj më 12 shtator për të dëgjuar një mocion ankese kundër ndryshimit që kufizon kompetencat e vetë gjykatës. Ky ndryshim ishte miratuar nga koalicionit qeverisës i zotit Netanyahut, në muajin korrik.

Koalicioni nacionalist-fetar i zotit Netanyahu e filloi në janar të këtij viti reformën e sistemit të drejtësisë, duke nxitur protesta të pashembullta në historinë e vendit, që lënduan ekonominë dhe shkaktuan shqetësime për demokracinë në Izrael.

Që atëherë, zoti Netanyahu tha se disa nga masat e parashikuara në planin fillestar ishin lënë mënjanë dhe se ai do të kërkojë pajtim më të gjerë për reformën në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, masat që qeveria e tij ndërmori, kanë për qëllim të baraspeshojnë pjesët e ndryshme të qeverisë.

Në një video të publikuar nga partia e tij Likud, zoti Netanyahu i bëri thirrje njërit nga udhëheqësit opozitarë, ish ministrit të mbrojtjes Benny Gantz, të negociojë drejtpërdrejt me të, duke thënë se marrëveshjet ishin të mundshme.

Të hënën, partia Likud hodhi poshtë raportimet në mediat izraelite se zoti Netanyahu është pajtuar të zbusë ligjin e miratuar me 24 korrik, që kufizon fuqinë e Gjykatës Supreme për të marrë vendime që bien ndesh me qeverinë, se nuk do të ndërmerrte ndonjë shqyrtim legjislativ në 18 muajt e ardhshëm dhe se do të heqë dorë nga ndryshimet në komisionin që përzgjedh gjykatësit.

Në një fjalim të mbajtur të martën, zoti Gantz konfirmoi disa nga detajet e zbardhura të propozimeve dhe vuri përgjegjësinë mbi zotin Netanyahu për të triumfuar ndaj ekstremistëve në koalicionin e tij, që po ushtrojnë trysni për zbatimin e mëtejshëm të reformës.

Ministri i drejtësisë, Yariv Levin, forca kryesore prapa reformës në sistemin e drejtësisë, i hodhi poshtë këto njoftime si “balona prove” gjatë një interviste dhënë Radios së Ushtrisë. Ai tha se është gabim nëse Gjykata Supreme ndërhyn në kuadrin ligjor për gjyqësorin.

Gjykata Supreme do të shqyrtojë një sërë ankesash këtë muaj nga ligjvënësit dhe organizatat, që po sfidojnë disa nga masat ligjore të qeverisë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ Tregtonin dru zjarri në të zezë, procedohen administratorët e dy subjekteve në Librazhd
Previous article KLONIMI I ZËRIT/ Rreziku më i madh që vjen nga Inteligjenca Artificiale

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT