Reforma në drejtësi dhe në veçanti procesi i vettingut kanë sjellë një pasojë të pakëndshme, bllokimin e dy prej gjykatave më të rëndësishme shqiptare, atë të Lartë dhe Kushtetuese.
Mbi këtë çështje ka folur Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili mesazhin e tij ja ka drejtuar partive kryesore politike. Prej kohësh tashmë maxhoranca dhe opozita përplasen mes tyre në lidhje me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.
“Është një reformë shumë e thellë, madhore dhe shumë komplekse. Shpreh mbështetjen për ecurinë e kësaj reformë. Ju siguroj që unë përmbush detyrimet kushtetuese e ligjore që kam si President për cështje e drejtësisë dhe po kështu sikurse kam bërë në të kaluarën, dua të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës për të terjkaluar cdo moment të vështirë apo të paparashikuar i cili mund të vërë në vështirësi krijimin e institucioneve të reja, në mënyrë që këto të fundit të marrin kontrollin sa më shpejt”-tha Meta.
Presidenti është pyetur në konferencën për shtyp me homologen kroate, edhe për çështjen e paktit detar me Greqinë. Meta është shprehur se si President i vendit ka vijuar të angazhohet për të çuar përpara bisedimet dhe arritjen e marrëveshjes.
“Dëshiroj të thkesoj angazhimin tim të plotë në respekt të Kushtetutës dhe frymës konstruktive që është e rëndësishme të mbizotërojë me fqinjët… dhe është gjithashtu e rëndësishme që të kuptoojmë se ky është një proces që duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe së dyti në respekt të kushtetuës e të ligjit.
Ju siguroj që do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrimet e mia në mënyrën më konstruktive, por duke repsektuar kushtetutën.”-tha Meta.