• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REFORMA NË DREJTËSI/ Ja kur do të ngrihen organet e SPAK (AFATET)
Home
Aktualitet
Drejtësi

REFORMA NË DREJTËSI/ Ja kur do të ngrihen organet e SPAK (AFATET)

22 December, 2017 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Konstituimi i dy organeve më të rëndësishme të sistemit gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, dikton edhe kohën e ngritjes së organeve të reja antikorrupsion, ku përfshihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale, ku të gjitha sëbashku përbëjnë atë që quhet SPAK.

Ngritja e SPAK-ut, strukturës komplekse e projektuar për të goditur krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, shënon edhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, kusht kryesor për të avancuar në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Sipas përllogaritjeve, bazuar në 14 afate të parashikuara në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ngrihet brenda harkut kohor të 90 ditëve, që do të thotë pra në pranverë.

Brenda këtij limiti kohor do të ngrihet edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, për të cilin tashmë nuk ka asnjë pengesë procedurale. Ndërkaq, dy muaj nga momenti i zgjedhjes së anëtarit të fundit të KLGJ dhe KLP, duhet të ngrihen organet e SPAK-ut. Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale duhet të ngrihen brenda muajit prill 2018, pra deri në dy muaj pas konstituimit të KLP dhe KLGJ.

Po pse organet e SPAK-ut janë të ndërvarura nga KLP dhe KLGJ? Neni 12 i ligjit për SPAK-un, parashikon që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Neni 31 i po këtij ligji parashikon që Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që vepron vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Drejtori, Zëvendësdrejtori dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit gëzojnë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore. Ndërkaq, neni 44 i ligjit për organet e reja anti-korrupsion ose të SPAK-ut, parashikon që punonjësit e administratës gjyqësore të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar u nënshtrohen dispozitave përkatëse të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj, në nenin 57, parashikon se Këshilli i Lartë i Gjyqësor organizon procesin e rekrutimit të stafit të Gjykatave Speciale./ shqiptarja

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Messi makthi i 'Bernabeut', 14 gola në fushën e Realit
Previous article Kryemadhi: Lali Eri ka dalë në treg, po pastron paratë e drogës

g.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT