• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REFORMA E UJIT/ Zgjatja e afatit me 1 muaj për legalizimin e abonentëve familjarë. Çfarë pritet të ndodhë
Home
Sociale

REFORMA E UJIT/ Zgjatja e afatit me 1 muaj për legalizimin e abonentëve familjarë. Çfarë pritet të ndodhë

30 January, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Reforma në energji si model suksesi për reformën e ujit të pijshëm

Dora e shtetit për kthimin në ligjshmëri të konsumit të energjisë elektrike dhe pagesa e saj si një produkt që pasi konsumohet duhet të paguhet, ka bërë që të ulet ndjeshëm vjedhja e energjisë dhe të rriten arketimet nga kompania OSHEE. Thënë këtë, kjo reformë e cila u prit mirë nga qytetarët edhe pse u përdor politikisht si dramë sociale, solli në finale investime të shumta në sistemin e amortizuar energjitik të vendit duke përmirësuar cilësinë dhe ulur çmimin. Sot kemi të bëjmë me një kompani të shëndoshë që menaxhon dhe investon çdo ditë në system duke hequr njëherë e mirë nga qytetarët dhe pushuesit frikën e mungesës së energjisë elektrike.

Pas reformës në energji, në datën 6 nëntor të 2017-tës, vetëm pak muaj pas fitores së mandatit të dytë nga kryeministri Rama, u prezantua reforma e ujit. E cila, do të ishte njëlloj si ajo në energji për nga rëndësia dhe vendosmëria e institucioneve për ta çuar përpara.

Në datën 6 nëntor Kryeministri Edi Rama prezantoi operacionin kundër vjedhjes së ujit. Sipas tij, një operacion i tillë do të bëhet me dy faza, ku në të parën do i lihet në dorë vetë qytetarit të shkojë të paguaj faturat dhe të lidhë një kontratë të rregullt për konsumimin e ujit; ndërsa në fazën e dytë, do të veprohet ashtu si me energjinë elektrike. Në këtë fazë do të bëhet verifikimi në çdo banesë apo objekt për të kontrolluar lidhjet e paligjshme.

Pas ndërmarrjes së një fushate informimi dhe ndërgjegjësimi qytetar, qeveria dha dje me anë të ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri edhe të dhënat rreth procesit. Ai u shpreh se

“gjatë dy muajve e gjysmë të fushatës së ndërgjegjësimit rezulton se një numër i konsiderueshëm abonentësh që figuronin në kufijtë e informalitetit janë paraqitur pranë ndërmarrjeve të ujësjellësave për tu legalizuar si konsumatorë.

Janë mbi 9 mijë kontrata të reja të lidhura dhe rreth 4 mijë të tjera në proces. 26 mijë matësa uji të rinj të instaluar dhe mijëra kërkesa tjera në proces trajtimi. Gjithashtu, rezulton të jenë nënshkruar gjatë kësaj periudhe mbi 7500 aktmarrëveshje për shlyerjen me këste të borxheve të mbartura.”

Nisur nga këto shifra që rriten përditë dhe nga dyndjet e qytetarëve në dyert e ujësjellësit për të lidhur kontratat, kërkuar instalimin e matësve apo nënshkrimit të aktmarrëveshjeve për shlyerjen me këste të borxheve të mbartura, ministry Gjiknuri bëri dje me dije vendimin e qeverisë për shtyrjen e afatit edhe me një muaj (deri në 28 shkurt 2018) të të shkruarit vetë pranë ujësjellësit në çdo qytet për tu formalizuar dhe futur në sistem. Kjo sipas ministrit vlen vetëm për abonentët familjarë dhe jo për bizneset. Për këta të fundit, ndërmarrjet e ujësjellësave duhet të nisin më 1 Shkurt një verifikim derë më derë në çdo subjekt biznesi. Është përgjegjësia e ujësjellësave që të bëjnë verifikimin në terren duke ndëshkuar çdo subjekt që në kundërshtim me ligjin abuzon me ujin e pijshëm.

Por, çfarë kanë në dorë bashkitë të bëjnë për ta bërë këtë process sa më të thjeshtë për tu realizuar dhe sa më efektiv?

Bashkitë e vendit janë institucionet të cilat kanë përgjegjësinë për të vendosur ligjshmërinë në ujin e pishëm. Duke qenë se në çdo bashki, ndërmarrjet e ujësjellësit janë private, secila ka specifikat e veta që duhet të zgjidhë dhe përputhë me reformën që po ndodh në këtë sektor.

Pra, është detyre e çdo bashkie që në bashkëpunim me ndërmarrjet e ujësjellësave të miratojnë dhe bëjnë publike skemat lehtësuese për shlyerjen me këste të borxheve të akumuluara nga abonentët. Gjithashtu, të zgjasin oraret dhe shtojnë sportelet e shërbimit për tu ardhur në ndihmë qytetarëve duke shmangur rradhët dhe shkurtuar kohën e shpenzuar. Njëlloj si në rastin e energjisë elektrike ku OSHEE bëri një skemë lehtësuese për të gjithë ata që kishin kamatëvonesa, është detyrë e çdo bashkie që të krijojë skema të tilla lehtësuese për qytetarët të cilët kanë afat deri në fund të shkurtit për tu vetëregjistruar dhe formalizuar në sistemin e ujësjellësit.

Ajo që pritet tanimë është që bashkitë të bëjnë lëvizjet e tyre për të plotësuar panoramën e një reforme që merr jetë dhe për të vënë në shinat e ligjit sektorin e ujit të pijshëm. Gjiknuri nga Lezha në një takim të 13-janarit 2018 u shpreh se

“Bashkitë të parashikojnë skema lehtësuese për debitorët e vjetër të ujit. Hartoni skema lehtësuese. Të rekuperohet të paktën 30 % e borxhit të vjetër. Çdo investim që do të jepet këtej e tutje do të jetë në bazë të performancës”.

Muaji shkurt do të jetë kështu muaji i regjistrimit për secilin abonent familjar, që në fillim të marsit të mos ketë asnjë problem ligjor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bjordi për herë të parë flet për të dashurën: I gatuajmë njëri-tjetrit por...
Previous article Gattuso 'shpëtimtari' i Milanit, tifozët tashmë ëndërrojnë Championsin

luljetaautor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT