• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA E SHËNDETËSISË/ Pas Vasilit reagon deputeti i PD: Mashtrimet s’kanë të sosur… (FOTO)
Home
Shqipëri

REFORMA E SHËNDETËSISË/ Pas Vasilit reagon deputeti i PD: Mashtrimet s’kanë të sosur… (FOTO)

20 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për kushtet në spitale si dhe transformimet që kishte pësuar Spitali i Elbasanit.

Përmes një statusi në ‘FB’ Boçi thekson se Rama në këtë rast ka mashtruar, ndërsa shton se kryeministri postoi një video-mashtrim.

Sipas Boçit investimi në Kirurgji u bë në vitin 2013, gjatë kohës që ministër ishte Halim Kosova. Boçi nuk ndalet, ndërsa shkruan se Kirurgjisë së vjetër i është lyer vetëm në pjesën ballore, ashtu si edhe Pediatrisë.

REAGIMI I BOÇIT

..DHE MASHTRIMET S’KANË TË SOSUR
Rrena i ka këmbët e shkurtëra – thotë fjala e urtë – prandaj del shpejt.
Por rrenat e Ramës janë akoma më keq. Janë pa këmbë fare. Prandaj quhen pafytyrësi.
Rama ka postuar sot një video-mashtrim për spitalin rajonal Elbasan si investim të tij dhe krenohet çmendurisht.
Realisht investimi i Kirurgjisë së re ku është dhe Obstetria e re është bërë në 2013 kur Ministër ishte Halim Kosova, në qeverisjen e PD.
Linku e dëshmon:https://www.youtube.com/watch?v=uI5DsSEEA1A&app=desktop
Por Rama nuk e njeh turpin.
Ndërsa realiteti për pjesët e tjera është krejt ndryshe nga ajo që rreket të mashtrojë Rama në video-lojën e tij.
Kirurgjia e vjetër është bllokuar nga dritaret me blloqe e suvatim dhe e lyer vetëm në pjesën ballore hyrëse të spitalit (foto).
Ndërsa pjesa kryesore është prej 5 vitesh e degraduar dhe e shndërruar në një WC gjigande dhe vend prehje për përdoruesit e drogave (foto).
Është për të vënë duart në kokë.
Njëkohësisht është një vatër e madhe infeksioni dhe vetëm dy metra larg Pediatrisë e ngjitur me Gjinekologjikun e ri (foto).
Është pak të thuash që kemi afër një skandali shëndetësor.
Pediatria është lyer vetëm në pjesën hyrëse dhe katin e parë. Pjesa tjetër krejtësisht e rrënuar, antihigjenike e vend ku gëlojnë pisllëku bashkë me mikrobet e bakteret (foto).
Për të mos folur për hyrjen, ku përgjatë një rruge plot gropa e mizerabilitet je i detyruar të paguash, sepse parkimi i është dhënë me koncesion s’dihet se kujt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Granit Xhaka jashtë listës, Arsenali udhëton drejt Singaporit
Previous article Gattuso ndryshon pozicionin e Calhanoglu, por turku nuk e ka problem…

g.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT