• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
REFORMA E BANKËS SË SHQIPËRISË/ 70% e shqiptarëve do kenë një llogari bankare deri në vitin 2022
Home
Ekonomi
Portret

REFORMA E BANKËS SË SHQIPËRISË/ 70% e shqiptarëve do kenë një llogari bankare deri në vitin 2022

4 July, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë së fundmi një nisme për reformimin e sistemit të pagesave me vlerë të vogël për ta çuar atë drejt dixhitalizimit. Sipas burimeve zyrtare ne BSH kjo reformë synon për të rritur numrin e popullsisë që zotëron një llogari bankare nga 38% që ishte në matjen e fundit në 70% në vitin 2022.

Gjithashtu reforma synon njëkohësisht shoqërimin e kësaj përfshirjeje financiare me një rritje të pagesave elektronike të kryera nga 4.3 pagesave për frymë që rezultonte në vitin 2016, në 10 pagesa për frymë në vitin 2022.

Sipas Bankës Qendrore, qëllimi i i strategjisë është përmirësimet në tregun e pagesave me vlerë të vogël t’u japin qytetarëve më shumë zgjedhje, në sa më shumë vende, për kryerjen e transaksioneve të tyre të përditshme, në një mënyrë të përshtatshme dhe me kosto efektive, në mbështetje edhe të objektivit të përfshirjes më të gjerë financiare

Në strategjinë kombëtare, synohet që nëpërmjet zhvillimeve ligjore, rregullative, si dhe atyre infrastrukturore të zgjerohet përfshirja financiare në Shqipëri e cila paraqitet aktualisht mjaft e ulët në Shqipëri (rreth 40%) krahasuar me vendet e tjera të rajonit ku ky tregues arrin edhe në nivelin 70%, si dhe nxitja e përdorimit të instrumenteve të pagesave në ekonominë shqiptare.

Do të krijohet një platforme kombëtare për procesimin e pagesave me kartë, e cila pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në reduktimin e kostove të larta e përmirësimin e praktikave aktuale të procesimit të kartave, si rrjedhojë e cikleve të tejzgjatura dhe përfshirjes së shumë aktorëve në proces, duke ndikuar kështu në zgjerimin e rrjeteve te POS nga tregtarët të cilët mbartin kostot kryesore nga pagesat me kartë. Një platformë e tillë, mbështet dhe zhvillimin e shërbimeve inovative si pagesat me celular dhe e-wallet me kosto të ulëta.

Do të përmirësohen zhvillimet infrastruturore për zgjerimin e përdorimit të transfertave elektronike kryesisht me celular edhe për pagesa të kryera në përditshmërinë e qytetarëve nëpërmjet krijimit të pagesave në kohë reale (Instant payment ).

Bankat do të nxiten dhe do të mbështeten që të operojnë edhe nëpërmjet agjentëve me qëllim nxitjen e përfshirjes financiare.

Në kuadër të përmirësimit të kuadrit ligjor dhe rregullativ si një nga objektivat me rëndësi e strategjisë kombëtare për zhvillimin e pagesave me vlerë të vogël, Banka e Shqipërisë me mbështetjen e Bankës Botërore ka përgatitur e do të adresojë për komente projektligjin “Për shërbimet e pagesave”, i cili transpozon direktivën përkatëse të rishikuar të Bashkimit Evropian (PSD2).

Miratimi dhe zbatimi i këtij projekt-ligji pritet të nxisë konkurrencën dhe inovacionin në fushën e pagesave me vlerë të vogël dhe të balancojë hapësirat për ofrimin e shërbimeve të pagesave midis bankave, institucioneve financiare jobanka apo edhe agjentëve bankarë që mund të krijohen. Kjo direktivë prezanton gjithashtu dhe shërbime të reja si ai i “inicimit të pagesave” i cili vlerësohet të promovojnë tregtinë elektronike dhe të zgjerojë mundësitë e përdorimit të pagesave elektronike. Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, kjo direktivë nëpërmjet kushteve të transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorit vlerësohet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e efikasitetit të shërbimeve përfshirë këtu edhe kostot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia e panjohur e arratisjes së dy futbollistëve të ekipit “Vllaznia” Hoxha dhe Bërshemi në vitin 1987
Previous article Deputeti i PD "sulmon" ambasadoren Vlahutin: Të ruanin sikur ishe prokurore e antimafies...

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT