• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REFIT BUZI NËN HETIM PËR MASHTRIM/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve
Home
Aktualitet
Kronikë

REFIT BUZI NËN HETIM PËR MASHTRIM/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

27 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrit dhe më pas veten, pas kthimit nga Anglia kishte tentuar të riniste jetën në Shqipëri dhe po merrej me import-eksport të fruta-perimeve.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, thuhet se ndaj Refit (Nertil) Buzin kishte nisur një procedim për veprën penale “Mashtrimi”, teksa është zbardhur edhe dëshmia që i ndjeri ka dhënë asokohe.

35-vjeçari kishte jetuar prej katër vitesh në Angli dhe se në vitin 2024 ishte rikthyer në Shqipëri për të nisur veprimtari ekonomike si ndërmjetës në sigurimin e tregut të shitjes për eksportuesit e fruta-perimeve në Shqipëri. Kjo veprimtari po kryhej pa pasur një NIPT apo licencë.

Refit Buzi kishte hyrë në bisedime me shqiptarët S. H. dhe F. R. që të dërgonin në Angli tek biznesi me drejtues shtetasin turk B. G.

Më 09.08.2024 është mbajtur procesverbali për faturë shitjeje më datë 23.04.2024, me vlerë deri në 31 872 paund. Po ashtu më 28.04.2024 rezulton po ashtu një faturë tjetër me vlerë 32 177 paund, të dyja të fiskalizuara.

Sipas autoriteteve, duke përmbledhur deklarimet e Refit Buzit, S. H. dhe F. R. kishte mospërputhje lidhur me pagesën e shumave të sipërcituara.
Dy bashkëpunëtorët e të ndjerit pretenduan asokohe se ai ka marr një pjesë të parave nga kompania me drejtues shtetasin turk. Këtë fakt e kanë mësuar me dëshmi indirekte nga njerëz që kanë shkuar të kontaktojnë këtë shoqëri në Enfield të Anglisë.

Në lidhje me këtë ngjarje më datë 27.12.2024 Refit Buzi është pyetur nga policia gjyqësore dhe ka deklaruar se:
“Jam me banim në adresën e mësipërme, jetoj me prindërit e mijë dhe aktualisht jam i pa punë. Pagesa e transportit është bërë me lekë në dorë sepse kështu është kërkuar nga ana e firmës transportuese. Unë s’kam pasur në atë kohë liçensë dhe nuk kam qenë i regjistruar dhe kam qenë një person fizik, ndaj dhe veprimet janë kryer nga firma e shtetasit S. H., që është i liçensuar për kryerjen e këtij aktiviteti.

Më vonë kam hapur numër NIPT dhe jam i liçensuar aktualisht për të bërë eksport të fruta perimeve, por nuk kam bërë asnjë rrugë deri më tani. Jo s’kam bërë asnjë kontratë. Marrëveshja jonë ka qenë e bërë me gojë. Nga biseda e bërë me S., fitimi jonë, pasi të hiqeshin të gjitha shpenzimet, do të ndahej ndërmjet nesh në mënyrë të barabartë. Të drejtat dhe detyrimet i ka pasur S. sepse ai ishte firmë e liçensuar dhe unë nuk figuroja me asnjë vend. Unë kam biseduar me atë dhe një pjesë të tyre i kam të ruajtura në aplikacion Whatsapp në telefonin tim”.

I pyetur nga policia gjyqësore, Refit Buzi ka shpjeguar se:
“Kam jetuar në Angli prej 3-4 vjetësh dhe jam kthyer pasi nuk bëra dot letrat. Me njohjet që kisha krijuar në Angli të merrja pjesa nëpërmjet firmave të eksportuese në fruta perimeve. Një nga këto firma është dhe A* ******.

Kam kontaktuar me S. që i kam thënë se isha në gjendje të gjendja treg në Angli. Duke qenë se ishte firmë serioze kam kontaktuar me firmën U** ***** ***** *** *** *** me administrator B. G.. Më ka thënë nga Anglia që mund të shisnin sado domate që mund t’iu çoja dhe kam kërkuar t’i çonim 18 ton domate. Kemi bërë Pazar dhe kemi rënë dakort. B. G., më ka thënë se brenda 7 ditëve pasi do të mbërrinte kamioni në Angli do të bënte pagesën.

Më datë 23.04.2024 kanë ngarkuar mjetin të drejtuar nga I. K.. Ky i fundit punonte në një kompani që bënte vetëm transportin, që kushtonte 6500 euro. Ka dhënë shumën 7000 euro S. H. që të paguante transportin. Më datë 28.04.2024 ka mbërritur ngarkesa në Angli dhe nga firma blerëse është plotësuar dhe një dokument që nuk ka pretendime për çmimin apo për cilësinë e mallit që kishte mbërritur.

Në Angli te e njëjta shoqëri, kam dërguar një ngarkesë tjetër, kësaj here jo me S., por me shoqërinë F********* që ndodhet në Lushnje. Kam komunikuar me pronarin e firmës U** ***** ***** *** *** *** që më ka dërguar pagesën për transportin, dy herë nga 2000 paund që i ka dërguar përmes transfertave dhe pjesën takuese do ta dërgonte brenda 28 ditëve kur të merrte paratë nga shitja e produktit. Kam dërguar njerëz të mi te puna e tij dhe ju ka dhënë pjesën tjetër që më detyrohej mua dhe ata mi kanë dërguar përmes zyrave të ndryshme të transfertave. Në total nga turku B. G., kam marrë 13 400 paund.

Kanë kaluar më shumë se një javë dhe nga B. G., nuk kanë kaluar paratë në llogarinë e S. H.. Kemi kontaktuar përsëri atë, por në mënyrë të vazhdueshme nxirrte justifikime të ndryshme. Me të drejtë S. H. kërkonte paratë nga mua pasi i dola garant dhe i përcillja shqetësimet. Kemi pritur 28 ditë dhe sërisht na gënjente. S. H. ka dërguar njerëz të tij te B. G., por na nxirrte pengesa duke thënë se i kishin ulur çmimin tregtarët, kërkonte të paguante më pak nga çfarë i takonte. Ngarkesa shkonte në vlerën 31 700 paund ndërsa ai kërkonte të paguante 9200 paund. Unë kam marrë vetëm lekët e transportit, prej 13 400 paund.

Të njëjtin problem si me S. H. më ka dal dhe me shoqërinë F**********, por këta të fundit kanë hapur gjyq në Angli ndaj B. G., dhe po kërkojnë lekët në mënyrë ligjore”./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë
Previous article TË AKUZUAR PËR TRAFIK NARJITIKËSH/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë

TË AKUZUAR PËR TRAFIK NARJITIKËSH/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin Aktualitet

TË AKUZUAR PËR TRAFIK NARJITIKËSH/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin

MBYLLJA E SEANCËS PLENARE/ Protestuesit pritë deputetëve jashtë Kuvendit, tentojnë t’i gjuajnë... Aktualitet

MBYLLJA E SEANCËS PLENARE/ Protestuesit pritë deputetëve jashtë Kuvendit, tentojnë t’i gjuajnë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT