• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFERENDUMI/ Zaev: Kemi mbështetjen e SHBA-së
Home
Rajon

REFERENDUMI/ Zaev: Kemi mbështetjen e SHBA-së

21 September, 2018 F.autor Rajon

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit me nënpresidentin amerikan Mike Pens ka përsëritur qëndrimin se vendi e ka mbështetjen e pa kompromis të Shteteve të Bashkuara për zbatimin e referendumit të suksesshëm. Zaev dhe Pens kanë biseduar edhe për nevojën e dialogut politik në vend si dhe nevojën që opozita të mbështes proceset. Zaev nga Uashingtoni theksoi se ka marrë premtimin e njeriut të dytë të SHBA-së që anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ta festojnë bashkë në Shkup.

“Me nënpresidentin Pens folëm për aktivitetet tona për referendum të suksesshëm më 30 shtator, si hap i rëndësishëm që do të na sigurojë pjesëmarrjen ne strukturat euroatlantike. Bëmë thirrje që të gjithë liderët politik, përfshi edhe opozitën të rreshtohen në misionin tonë për të ardhmen. Të motivuar dhe inspiruar nga takimi me nënpresidentin Pens, qëndrojnë në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të me qëllim realizimin e strategjisë sonë, konsolidimin e aspiratave tona euroatlantike, për paqe, stabilitet dhe prosperitet mes gjithë kombeve anëtare të këtyre familjeve” – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Shtëpia e Bardhë e cilësoi si historik dhe vendimtar referendumin e 30 shtatorit, duke potencuar nevojën e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës dhe zbatimin me përpikëri të reformave prioritare.

“Nënpresidenti Pens dhe kryeministri i Maqedonisë Zaev biseduan për hapat e ardhshëm në drejtim të zbatimit të marrëveshjes, duke përfshi edhe referendumin e 30 shtatorit dhe rëndësinë që qytetarët të dalin dhe të votojnë në këtë situatë kritike për të ardhmen e vendit”– njoftojnë nga Shtëpia e Bardhë në SHBA.

Vizita e Zaev në Uashington vjen pak ditë pas vizitës së njeriut të parë të Pentagonit, Xhim Mattis i cili gjatë qëndrimit tij në Shkup, votën në referendum e vlerësoi si votën më të rëndësishme në historinë e Maqedonisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Luana Vjollca sjell në ekran projektin e ri/ Moderatorja publikon imazhe nga emisioni
Previous article BE: Nëse Facebook nuk respekton rregullat do të penalizohet

F.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT