E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Marko Jankoviç, në pikën kufitare në Merdarë.
Në njoftimin e kësaj zyre thuhet se janë konfiskuar edhe dy kamionë që po bartnin material zgjedhor në drejtim të Kosovës për referendumin e paralajmëruar serb dhe janë arrestuar shoferët e kamionëve dhe ai i Jankoviçit.
Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviç, ka thënë se e ka njoftuar menjëherë emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për këtë zhvillim të cilin e cilëson si skandal me përmasa dhe pasoja të mëdha. Petkoviç ka kërkuar nga Lajçak lirimin e Jankoviqit dhe tre të arrestuarve të tjerë


