• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFERENDUMI NË MAQEDONI/ Stoltenberg: Dera e NATO-s është e hapur, shfrytëzojeni rastin
Home
Rajon

REFERENDUMI NË MAQEDONI/ Stoltenberg: Dera e NATO-s është e hapur, shfrytëzojeni rastin

6 September, 2018 k.autor Rajon

Brenda pak javësh keni një referendum për marrëveshjen për emrin. I inkurajoj votuesit që të shfaqen në numër të madh, kjo është mundësi e cila jepet njëherë në jetë – të bëheni anëtare e bashkësisë ndërkombëtare me të gjitha përfitimet të cilat ajo i bart me vete.

Kështu, siç transmeton Gazeta Express, porositi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoletenbergu në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.

Stoltenbergu theksoi se dera e NATO-s është e hapur, anëtarësimi është në arritje dhe është një mundësi që të përforcohet paqja dhe stabiliteti, si në vend ashtu edhe në rajon dhe siç tha “të merret vend dhe votë e barabartë në tryezën e NATO-s që të inkuadrohet drejt aleancës më të suksesshme në histori”.

“Në Samitin e NATO-s në korrik, Aleanca ju ftoi të filloi bisedime, për inkuadrim pas zgjidhjes së çështjes për emrin me Greqinë. Kompromisi nuk është i lehtë asnjëherë, por të dyja palët kanë bërë kompromis për një të ardhme më të ndritshme”, deklaroi Stoltenbergu,

Ai tha se NATO-ja i ruan të sigurt një miliardë njerëz në botë dhe se siguria sjell edhe prosperitet ekonomik.

Stoltenbergu shprehu falënderim për kontributin e Maqedonisë ndaj operacioneve dhe misioneve të NATO-s.

“Dëshirojmë ta shohim vendin tuaj si të suksesshëm. Vetëm populli i këtij vendi duhet të vendosë për të qenë e kalueshme kjo rrugë – ardhmëria juaj është në duart tuaja. Ne ju presim në NATO!”, tha Stoltenbergu.

Kryeministrin Zoran Zaev, nga ana e tij, theksoi se ftesa ndikon për kohezion të brendshëm dhe Maqedoninë e promovon si shembull të Ballkanit Perëndimor për udhëheqje të fuqishme.

Ai theksoi se Qeveria përgatit plan për implementimin e reformave në pajtim me programin e NATO-s, me theks të veçantë të qeverisjes së të drejtës.

NATO-ja dhe BE-ja janë përcaktim strategjik i Maqedonia dhe nga kjo nuk ka tërheqje, tha Zaevi.

“Referendumi më 30 shtator do të jetë një sfidë edhe më e rëndësishme. Tani jemi në një udhëkryq historik për ardhmërinë tonë[ dhe jam i bindur se qytetarët do t’i njohin perspektivat për vendin tonë”, deklaroi Zaevi.

Kryeministri maqedonas theksoi se është i bindur se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe se do të arrihet censusi i nevojshëm.

Zaevi e përsëriti thirrjen për të gjithë në Maqedoni që të qëndrojnë së bashku për realizimin e interesave strategjike të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Sot jam me Lulin
Previous article "Shkon me pushime me lekët e shqiptarëve"/ Fansi bën që Armina Mevlani ti kthehet kështu (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT