• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFERENDUMI NË MAQEDONI/ Ja reagimet pas pas dështimit të pjesëmarrjes
Home
Rajon

REFERENDUMI NË MAQEDONI/ Ja reagimet pas pas dështimit të pjesëmarrjes

1 October, 2018 k.autor Rajon

Shpresat e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së emrit me Greqinë morën një goditje të fortë nga dështimi i referendumit të së dielës në Maqedoni.

Pjesëmarrja u fiksua ne 36.79 për qind e votuesve, pa arritur dot kështu pragun e nevojshëm të 50% që nisma të konsiderohej një sukses.

Të tillë atë nuk e bën dot as fakti nga personat të cilët dolën në votime të dielën, shumica dërrmuese 91.37 për qind ishte ne favor te ndryshimit të emrit. Kryeministri Zoran Zaev deklaroi edhe një herë se marrëveshje më të mirë se ajo e arritur qershorin e këtij viti në Prespë, nuk mund të këtë.

Ai e bëri të qartë se nuk do ta japë dorëheqjen, edhe pse lideri opozitar Hristijan Mickovski ia kërkoi hapur një gjë të tillë. Shpresa e Zaevit tani është parlamenti. Edhe pse referendumi dështoi, ligjvënësit maqedonas mund të japin një rrugëdalje nga kjo situatë.

Referendumi praktikisht nuk ishte i detyrueshëm, thjesht “konsultativ”, e nëse përfaqësuesit e popullit në parlament japin ok-in e tyre, marrëveshja miratohet. Problemi është se së fundi ujdinë e kanë votuar vetёm 69 nga120 deputetё, ndërkohë që numri i nevojshëm i votave pro është 80.

Opozita e refuzon kategorikisht emrin e ri tё shtetit, sepse sipas tyre me kёtё hiqet dorё prej identitetit tё Maqedonisё. Për kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, populli maqedonas foli dhe e tregoi qarte qëndrimin e tij. Mickovski konsideron se qeveria e Zoran Zaevit u delegjitimua ndaj edhe kërkoi largimin e tij nga posti për një “në pension afatgjatë“, siç u shpreh ai.

Ziadin Sela mendon se një faktor i rëndësishëm në këtë rezultat kanë qenë listat zgjedhore, të cilat sipas tij nuk u pastruan nga votuesit fiktiv. Kreu i aleancës për shqiptarët konsideron gjithashtu se ky nivel pjesëmarrjeje ishte dhe një zë indinjate që ngrihej kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Shqiptaret ndërkohë nga sa pohoi ai, kanë dalë në votime pak a shumë në atë masë sa në zgjedhjet lokale e ato parlamentare. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se dyert e Aleancës Veri-atlantike mbeten për çdo rast të hapura për Maqedoninë, ndërsa Komisioneri i BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, përgëzoi ata “që morën pjesë në referendum, për të cilët tha se me këtë votë të rëndësishme shprehen përkrahje te gjerë për Marrëveshjen e Prespës dhe ardhmërinë euroatlantike të vendit“.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E SIGURISË/ "Armë, municione e vula në banesë", kapen babë e bir (EMRAT)
Previous article NGA GËZIM NË "TRAGJEDI"/ Si u kap shqiptari në Itali teksa po shijonte festën e...

k.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT