• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFERENDUMI NË MAQEDONI/ Bushati: Qytetarët të votojnë PRO
Home
Shqipëri

REFERENDUMI NË MAQEDONI/ Bushati: Qytetarët të votojnë PRO

13 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri për Punët e Jashtme dhe Evropën, Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku është takuar me disa zyrtarë. Në ditën e dytë të vizitës së tij ai u takua me ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov.

Ministri Bushati u ndal tek mbështetja që Shqipëria i jep Maqedonisë në projektin e saj euroatlantik.
Ministri Bushati vlerësoi rolin e shqiptarëve si faktor stabiliteti dhe mbështetës të flaktë të proceseve euroatlantike të Maqedonisë. Në këtë kontekst, ai i bëri apel qytetarëve maqedonas dhe veçanërisht shqiptarëve të Maqedonisë, që të votojnë pro referendumit më 30 shtator si një marrëveshje me “rëndësi të madhe për stabilitetin demokratik në rajonin tonë dhe perspektivën tonë të përbashkët euroatlantike”.

Kreu i diplomacisë nënvizoi se Shqipëria pret me padurim zbatimin e ligjit të gjuhëve në Maqedoni, i cili është një hap vendimtar për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike. Të dy qeveritë po punojmë për agjendën e ardhshme të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe për një sinkronizim akoma më të mirë te ndërveprimit me Komisionin Europian në kuadër të procesit “screening”.

Dy homologët diskutuan dhe për situatën në rajon, dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, dhe marrëdhëniet me shtetin fqinj, Greqinë.

Më herët, ministri Bushati u takua me kryeparlamentarin Talat Xhaferri dhe zv. kryeministrin Bujar Osmani.

Në takimin me kryetarin e parlamentit të Maqedonisë Talet Xhaferri, ministri vlerësoi rolin e Parlamentit dhe faktorit politik shqiptar në mbajtjen e ritmit dhe dinamikës së reformave gjatë vitit të fundit.

Ministri Bushati dhe zv. kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani diskutuan dhe për mundësinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit operacional në procesin “screening”, në kushtet kur ka një kalendar dhe një horizont të qartë për dy vendet tona në vitin 2019. Dy bashkëbiseduesit diskutuan dhe mbi mundësinë e zhvillimit të rajoneve dhe komuniteteve ndërkufitare duke e maksimizuar dhe asistencën financiare të BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E SHQIPTARIT NË SHBA/ Shpërthen zyrtari amerikan: Për gjetjen e autorit unë ofroj dhe një mijë dollarë
Previous article SHKËLQEU NË BOTËROR/ Man United nuk heq dorë nga kampioni i botës

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT