• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFERENDUMI I BERISHES/ Ankohet Luçiano Boçi: Selisë së PD-së në Elbasan i kanë ndërruar bravat
Home
Politikë

REFERENDUMI I BERISHES/ Ankohet Luçiano Boçi: Selisë së PD-së në Elbasan i kanë ndërruar bravat

16 December, 2021 F.autor Politikë

Ndërrohen bravat e dyerve të selisë së PD-së edhe në Elbasan. Gjithçka ka ndodhur vetëm dy ditë para referendumit që ka njoftur Komisioni i Rithemelimit të PD-së dhe Berisha. Lajmi konfirmohet nga deputeti i PD-së Luçiano Boçi.

Në një status në Facebook, Boçi ka njoftuar se edhe në Elbasan janë ndërruar bravat e dyerve të godinës. Ai e ka cilësuar këtë veprim si ‘panik nga anëtarësia’ e cila e ka votën në ‘mendje e shpirt’ dhe jo vetëm në letër.

Më tej ai është shprehur se është marrëzi t’i mbyllësh derën demokratëve, sepse vullneti i tyre nuk mund të ‘kyçet’.

Ja postimi i deputetit Boçi:

TË KESH FRIKË NGA ANËTARËSIA

Edhe në Elbasan PD ndërron bravat e dyerve!!!??? Me urdhër nga lart kuptohet. Ndonëse po vrapojnë për të zyrtarizuar përçarjen, janë në panik nga……anëtarësia dhe verdikti i saj. E tmerrshme se si mund të përfundojnë në këtë derexhe. Po vota nuk është thjesht një letër që hidhet në një kuti. Vota është shpirt e mendje! Votën anëtarësia e ka shprehur e ka dhënë çdo ditë kudo, në familje, në klub, në biseda me njëri-tjetrin. Po ne sa e sa herë i kemi ftuar i kemi thirrur të votojnë, duke rrahur gjoksin e duke thënë: sa shumë janë njërëzit tanë? Tani ju i përzeni, ju i refuzoni, i mbyllni derën e shtëpisë së vet?! Ju qofshi në marrëzinë tuaj! Dyert dhe mund t’i mbyllni po e vërteta e vullnetit të tyre nuk mund të kyçet. Anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendum. Mos keni iluzione se i ndaloni dot duke futur në xhep bravat! E shtunë dt 18 nga ora 08-17.00 PD I TAKON ANËTARËVE TË SAJ!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" SERISH! Wanda Nara, deklarata tronditëse kundër China Suarez
Previous article ZBULON DETAJET/ Nëse gjykata nuk njeh Statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, a mund të kemi dy PD? Flet Bylykbashi

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT