• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFERENDUMET/ Manjani kundër Ilir Metës: Ide populiste dhe me pasoja të rënda për Konstitucionalizmin e ndërtimin e shtetit jo politik
Home
Politikë

REFERENDUMET/ Manjani kundër Ilir Metës: Ide populiste dhe me pasoja të rënda për Konstitucionalizmin e ndërtimin e shtetit jo politik

1 November, 2020 Delo.autor Politikë

Ilir Meta është shprehur shpesh pro ligjit mbi referendumet për çështje të caktuara.

Madje, Kreu i Shtetit thotë se asgjë e mirë, e qëndrueshme, afatgjatë, europiane nuk do të ndodhë në Shqipëri pa u miratuar ligji për referendumet.

Por ish-ministri i drejtesise i LSI Ylli Manjani ka dalë kundër dhe shprehet se teza e hedhur për konsum publik e vendosur në kontekstin e politikës së kalbur e cikëlmbyllur të ditëve të sotme, kjo tezë ngjan bukur, por sipas tij, nëse kjo tezë do bëhej ligj, do ishte ligji më antidemokracie më antidialog politik e social që Shqipëria do kishte.

Postimi nga Ylli Manjani:

Mbi idenë e ndryshimit të Kushtetutës vetëm me referendum.

Presidenti i Republikës ka hedhur për konsum publik tezën e ndryshimit të Kushtetutës vetëm me Referendum. Sipas Tij, Parlamenti (edhe ai legjitim), nuk duhet të ketë të drejtë ekskluzive të miratojë një amendament Kushtetues.

E vendosur në kontekstin e politikës së kalbur e cikëlmbylkur të ditëve të sotme, kjo tezë ngjan bukur.

Por nëse kjo tezë do bëhej ligj, do ishte ligji më ANTIDEMOKRACI e më ANTIDIALOG politik e social që Shqipëria do kishte.

Do ishte një ligj tejet POPULIST dhe me pasoja të rënda për Konstitucionalizmin dhe ndërtimin e shtetit jo politik në vend.

Për ta ilustruar këtë gjë më vjen ndërmend përpjekja titanike e Edi Ramës dhe Romana Vllahutinit, të cilët për të shmangur dialogun politik në Parlament, madje dhe vetë Ilir Metën, atëhere Kryetar i Parlamentit, donin të çonin draftin e tmerrshëm kushtetues në referendum.

Atë draftin pa kontrollin e Venezzian madje… Një draft që stë linin as ta lexoje, jo më ta komentoje e kritikoje!!! E ka bërë Renieri thoshte zonja…

Ja ky është fiks rezultati i tezës “të miratojmë Kushtetutën me Referendum”!

Këtë gjë nuk pretendon ta bëjë as Zvicra me thënë të drejtën. Në Zvicër e mbarë botën demokratike bëhen referendume për çështje të rëndësisë së veçantë.

Shqipëria ka nevojë të lejojë Referendume për çështje të rëndësishme, padyshim. Fjala vjen shqiptarët duhet të ishin pyetur për cilën skemë të trajtimit të mbetjeve ishin: djegien apo riciklimin.

Pra për çështje të tilla që ndryshojnë në mënyrë të pa rikuperueshme të ardhmen e mjedisin si dhe çështje të tjera.

Por Kushtetuta është një dokument kompleks që më së shumti kërkon dialog, debat, refletim, arsyetim, shkëmbim idesh e pikpamjesh, profesinalizëm ashtu siç kërkon dhe transparencë të plotë me publikun.

Dua të them se vendimmarrja me shumicë të cilësuar (me 2/3 e votave) parlamentare plus kontrollin me referendum, mbetet më e mira për Shqipërinë që ka nevojë të ngrejë shtet e institucione jo politike.

Ndoshta me ndonjë përshtatje për lejimin e referendumeve për një çështje të caktuar, por jonpër gjithë Kushtetutën apo pjesë të saj.

Fakti që kushtetuta ka ndryshuar kaq shumë, nuk ka lidhje me mënyrën e miratimit të saj, por me mungesën e dakortësisë politike me opozitën që në çastin e miratimit të saj. PD ishte kundër Kushtetutës së ’98-ës. Llogjikshëm bëri çmos ta ndryshonte për të “legjitimuar” mosdakortësinë e saj.

Vërtetë Kushtetuta e ’98 u miratua me Referendum, por kjo është provë flagrante e arsyetimit që Referendumi nuk qenka magjik. Konsensusi dhe dialogu politik po.

Shqipëria ku jetojmë është një realitet i gjithi partiak. Referendumi nuk do ta ndryshonte këtë realitet, përkundrazi do bënte një konfirmim të raportit politik të partive me votuesit. Siç nëri në fakt në 1998.

Atëhere përse Referendum?! Bëjmë zgjedhje politike dhe rregullojmë përfaqësimin politik në vend.

Në fakt për këtë kemi nevojë, për një sistem zgjedhor që fton popullin në zgjedhje politike më shpesh sesa është mësuar. Një sistem ku qeveria bie, pa qenë e nevojshme të presim “fundin e botës”.

Në këtë mjedis politik shmangia e vendimmarrjes konsensuale dhe e dialogut politik për Referendum, quhet TEATËR POPULIST me pasoja të rënda për vendin.

Referendumi nuk korrekton politikën e papërgjegjshme, e cila e përdor atë për të legjitimuar papërgjegjshmërinë e saj.

Ndaj duhet ndarë mirë politika partike nga sovraniteti i drejtpërdrejtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA TRAGJIKE/ Mbetet mister vrasja e këngëtares braziliane dhe zhdukja e të birit 7-vjeçar
Previous article E RËNDË/ Dhunoi gruan në sy të fëmijëve, arrestohet 39-vjeçari nga Vlora

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT