• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RECIPROCITETI/ Hyjnë në fuqi tarifat e reja kanadeze për mallrat amerikane
Home
Nderkombetare

RECIPROCITETI/ Hyjnë në fuqi tarifat e reja kanadeze për mallrat amerikane

1 July, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Sot, (të dielën) hyjnë të fuqi tarifat e Kanadasë ndaj mallrave amerikane, si reagim ndaj tarifave të reja të administratës së Presidentit Trump për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit.

Zyra e Kryeministrit Trudeau tha përmes një deklarate se udhëheqësi kanadez, “nuk kishte zgjidhje tjetër, përveç shpalljes së masave reciproke, si reagim ndaj tarifave që Shtetet e Bashkuara vunë me 1 qershor për çelikun dhe aluminin kanadez”.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe Presidenti Donald Trump biseduan mbrëmjen e së premtes mbi tregtinë dhe çështje të tjera ekonomike, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën. “Dy udhëheqësit u pajtuan që të mbajnë kontakt të ngushtë në vazhdim”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit kanadez.

Biseda telefonike mes dy udhëheqësve ishte e para që nga takimi i G-7 në Kebek muajin e kaluar. Pas atij takimi, Presidenti Trump postoi në rrjetin Twitter se zoti Trudeau ishte “i dobët” dhe “pandershëm”. Kryeministri kanadez po të premten foli me Presidentin e Meksikës Enrique Pena Nieta, për ta informuar lidhur me reagimin e Kanadasë ndaj tarifave amerikane.

Mes mallrave amerikane që Kanadaja ka vënë tarifa janë edhe keçapi, makinat që presin barin dhe barkat me motor. Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Chrystia Freeland, tha se është për të ardhur keq për situatan me tarifat. Megjithatë, tha ajo, “Kanadaja nuk do ta përshkallëzojë situatën dhe as do të tërhiqet”.

Disa prej tarifave kanadeze ndaj mallrave amerikane kanë karakter politik. Për shembull, Kanadaja importon 3 milionë dollarë produkte kosi që kryesisht vjen nga shteti Uiskonsin, prej nga është edhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan.

Ndaj kosit amerikan tani do të vihet një taksë prej 10 përqind. Pija alkoolike uiski, që prodhohet në shtetet amerikane Tenesi dhe Kentaki, po ashtu është në listën kanadeze të tarifave të reja. Kentaki është shteti që përfaqëson udhëheqësi republikan në Senat Mitch McConnell. (VOA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E hënë 2 korrik 2018: Përgatituni për të NXEHTIN afrikan! Ja sa do të shkojnë temperaturat...
Previous article Plas sherri mes repereve shqiptare: Baby G dhe Tayna e sulmojnë keq Rinën

F.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT