Vijon të shtohet pakënaqësia në Partinë Demokratike. Nën drejtimin e Lulzim Bashës, partia e dytë më e madhe në vend po humb çdo vlerë dhe besimin e qytetarëve, madje edhe të vetë demokratëve të vjetër.
Lëvizja e fundit e Bashës, i cili ka vendosur të ‘shkrijë’ postin e sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, ka shtuar zemërimin edhe në rrethin e ngushtë të kreut demokrat. Bëhet fjalë për Grida Dumën, e cila mbante pikërisht postin e sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, por që tashmë do të kandidojë si anëtare e thjeshtë e Kryesisë së PD.
Ky veprim i Bashës nuk i ka pëlqyer Dumës, e cila i ka dhënë një goditje të fortë kreut të demokratëve, teksa ka lëshuar deklarata të forta në drejtim të tij.
Cani: A ndiheni e shpërblyer nga Basha?
Duma: Unë ndihem e shpërblyer nga demokratët…
Cani: A duhet të ketë Basha një ekip?
Duma: Besoj se i ka ardhur koha që ekipi të qartësohet. Unë jam për një ekip të qartë. Është në dorë të Bashës ta bëjë këtë dhe padiskutim ky është qëndrimi im, që ai të ketë një ekip të qartë. E kam thënë edhe më herët ketë, sepse përndryshe njerëzit do të vazhdojnë te kërkojnë: “Kush? Kush? Kush?
Cani: Ju po kandidoni për anëtare e thjeshtë, jo për postin e sekretariatit?
Duma: Unë jam njeri super i vlerësuar në PD. Ndihem e vlerësuar për kandidaturën. Shpresoj që të ofrohet një garë e duhur për fituesin e vërtetë, sepse ata që vijnë nga fitues nga gara e vërtetë, atëherë do kenë suksese. Por nëse e vlerëson vetëm kryetari, nuk kthehet fitues.
Unë s’kam nevojë për poste në parti. Nëse do të votohem nesër në Kryesinë e PD-së, hyj tek njerëzit e besuar dhe sigurisht që do të bëj maksimumin, siç e kam bërë gjithmonë. Unë bëj opozitë, nuk besoj se është funksioni partiak ai që i jep motivimin një njeriu. Kam besimin e demokratëve dhe padyshim që duhet të përmbush funksionet e mia
Çani: Për protestën e studentëve..
Duma: PD duhet të kishte një strategji më të fortë për protestën e studentëve