Real Madridi nuk e ka harruar Paulo Dybalan, sipas mediave spanjolle.
Mundo Deportivo raporton se “Los Blancos” kanë rënë në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit për t’ua shprehur atyre interesimin për yllin e Juventusit
Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, është duke e përcjell nga afër argjentinasin, për të parë nëse ai i përshtatet planeve të Real Madridit.
Megjithatë, Mundo Deportivo sugjeron se trajneri Zinedine Zidane më parë do ta preferonte Eden Hazardin e Chelsea, ndërkohë që Perez e ka në zemër Dybalan.


