Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i gatshëm ta ofrojë Raphael Varanin në kuadër të marrëveshjes për portierin e Chelseat, Thibaut Courtois, raporton Don Balon.
Perez dëshiron ta blejë një portier të ri në verë dhe ndien se Courtois është më i arritshëm se numri një i Manchester United, David de Gea.
Ndër klubet e mëdha të interesuar për belgun e Chelseat është edhe Paris Saint-Germain.
Por, Perez shpreson se përfshirja e Varane në një marrëveshje të mundshme do ta ndihmojë Realin ta fitojë garën për përfaqësuesin belg.