• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGON TURQIA PAS PARALAJMËRIMIT TË SHBA PËR SANKSIONE/ Gjuha kërcënuese është e papranueshme
Home
Nderkombetare

REAGON TURQIA PAS PARALAJMËRIMIT TË SHBA PËR SANKSIONE/ Gjuha kërcënuese është e papranueshme

27 July, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, e cilësoi si të papranueshme gjuhën kërcënuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), pas kërcënimit të presidentit Donald Trump me sanksione ndaj Turqisë nëse kjo e fundit nuk e liron pastorin amerikan Andrew Brunson të ndaluar për lidhje me organizatat terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Është e pamundur të pranohen deklaratat e qeverisë amerikane dhe gjuha kërcënuese ndaj vendit tonë që është aleat i NATO-s”, tha Kalın në një deklaratë me shkrim.

“Qeveria e SHBA-së, e cila deri më sot nuk ka hedhur asnjë hap në lidhje me FETO-n, duhet të dijë se nuk do të fitojë rezultate përmes kërcënimeve ndaj Turqisë, duke marrë si pretekst një çështje e cila është në kompetenca të gjyqësorit të pavarur të Turqisë”, shtoi zëdhënësi presidencial turk.

Kalın po ashtu theksoi se SHBA duhet të shqyrtojë sa më parë qëndrimin e saj pa dëmtuar tutje interesat e veta dhe marrëdhëniet me Turqinë si aleat dhe t’i kthehet një qasjeje konstruktive.

Ndryshe, reagimi i Turqisë vjen pasi Trump me herët përmes Twitter-it kërcënoi vendin me sanksione.

“SHBA do të vendosë sanksione të mëdha ndaj Turqisë për arrestin e gjatë të pastorit Andrew Brunson”, ka thënë Trump.

“Ai po vuan shumë. Ky njeri i pafajshëm i besimit duhet të lirohet menjëherë”, ka shtuar presidenti amerikan.

Brunson u transferua në arrest shtëpiak të mërkurën, pasi ishte arrestuar në provincën e Izmirit në dhjetor të vitit 2016. Ai akuzohet për spiunazh për PKK-në, e njohur si organizatë terroriste në SHBA dhe Turqi, dhe organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentativës për grusht shteti të korrikut të vitit 2016.

Më parë, nënpresidenti amerikan Mike Pence po ashtu u kërcënua nëpërmjet Twitter-it me “sanksione të konsiderueshme mbi Turqinë derisa ky njeri i pafajshëm i besimit të lirohet”.

Gjykata e Dytë e Lartë Penale e Izmirit ka thënë se vendimi për transferimin e Brunsonit në arrest shtëpiak është marrë për shkak të shëndetit të tij.

Gjykata vendosi të lejojë Brunsonin të jetojë në adresën e tij në Izmir, por e ndaloi atë nga “braktisja e vendbanimit” dhe nga largimi nga vendi.

Pas vendimit, kleriku u largua nga burgu me një përcjellje policore pas përfundimit të procedurave të caktuara.

Autoritetet kanë marrë masa të gjera të sigurisë në vendbanimin e Brunsonit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME FUND TË SHKUTËR DHE PA REÇIPETA/ Dua Lipa shfaqet joshëse në rrugët e New York.(FOTO)
Previous article VAZHDOJNË TENSIONET NË NIKARAGUA/ Në 100 ditë protestash 450 të vdekur

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT