Ndonëse e gjithë vëmendja e mediave në vend është tek reshjet e shumta të shiut, dhe të dëmtimeve që janë rregjistruar deri më tani, ka reaguar edhe një prej portaleve më me emër të ShBA-së.
Ai është “Business Insider” i cili ndër të tjera thekson se gjendja alarmante në Shqipëri duket se është nën kontrroll. “Ministri i Brendshëm, së bashku me Kryeministrin e vendit kanë qenë në terren për të parë gjendjen e deri tanishme”- thekson Insider.
“Qindra hektarë tokë e punuar, dhe e mbjellë me kultura bujqësore është jashtë kushteve të mbijetesës. Kjo ka sjellë edhe ngordhjen e disa bagëtive që fshatarët e prekur nga kjo katastrofë kishin si të ardhur për familjet e tyre”- shpjegohet më tej në lajm.
“Shkollat fillore janë të mbyllura deri në një moment tjetër, ndërsa qytetet më të prekur janë Shkodra dhe Gjirokastra”- shkruan në fund të lajmit Agjensia e Lajmeve Amerikane Business Insider. / Përgatiti: AlpeNews.al