• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGON Gjermania: Ekstradimi i Puigdemontit në Spanjë varet nga gjykata!
Home
Europë

REAGON Gjermania: Ekstradimi i Puigdemontit në Spanjë varet nga gjykata!

26 March, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se rasti i Puigdemont u trajtua sipas ligjit. Ky rast nuk do të rëndojë marrëdhëniet me Spanjën është shprehur Seibert. Qeveria gjermane nuk mendon se do të rëndohen marrëdhëniet me Spanjën për shkak të liderit katalanas të separatistëve, Carles Puigdemont. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert u shpreh, se rasti është trajtuar sipas ligjeve gjermane e rregulloreve europiane në fuqi. Tani pritet procedimi i autoriteteve të landit Shlesvig-Holshtajn. “Spanja është një vend demokratik.”
Konflikti për Katalonjën duhet të zgjidhet “brenda të drejtës dhe ligjit kushtetues spanjoll”. Qeveria gjermane e ka mbështetur Spanjën në këtë konflikt. Avokati i Puigdemont bëri ndërkohë të ditur, se Carles Puigdemont nuk do të kërkojë azil politik në Gjermani.

Të hënën (26.03) Carles Puigdemont, kreu i separatistëve në Katalonjë paraqitet para gjykatësit për identifikim. Drejtësia në këtë land do të vendosë për ekstradimin ose jo të 55 vjeçarit. Puigdemont u arrestua të dielën në landin verior gjerman, Shlesvig-Holshtajn. Sipas të dhënave të policisë duke hyrë nga Danimarka në Gjermani. Bazë për këtë arrestim ishte një fletëarrest europian.

Ndërkohë në një demonstratë të madhe në Barcelonë, ku morën pjesë rreth 50.000 vetë, njerëzit protestuan kundër arrestimit të tij. Në këtë demonstratë pati edhe përplasje me policinë. Puigdemont akuzohet në Spanjë për “rebelim”.

Reagimet në Gjermani pas arrestimit të Puigdemont
Arrestimi i Puigdemont ka shkaktuar reagime në Gjermani. Partia E Majta ka qenë më e qartë. Zëdhënësi i grupit parlamentar për çështjet europiane, Andrej Hunko u shpreh se ky arrestim është “turp”. Hunko tha se “rebelimi”, për të cilin akuzohet Puigdemont nuk bën pjesë në 32 deliktet që janë bazë për një fletëarrest europian. Ndjekja penale e tij është “e motivuar politikisht”, sipas Hunkos.

Të Gjelbrit kërkojnë negociata për rastin e Puigdemont. Politikanja për çështjet europiane, Franziska Brantner deklaroi se në fund të fundit bëhet fjalë për një konflikt të brendshëm spanjoll. “Këtë nuk mund ta zgjidhë as një gjykatë gjermane dhe as qeveria gjermane”. Ndërsa partia liberale në opozitë, FDP kërkon që të reagojë Berlini.

“Kërkoj nga qeveria gjermane që të sqarojë sa më shpejt të jetë e mundur, se si do veprohet me këtë dilemë”, tha zëvendëskreu i grupit parlamentar të FDP-së, Alexander Graf Lambsdorff për gazetën “Augsburger Allgemeine”. Nga ana juridike, arrestimi i tij nuk mund të kundërshtohet, sipas FDP, por “politikisht është shumë problematik”.

Miku i partisë së Puigdemont, Joachim Torra Pla shkroi në Twitter se arrestimi i tij nuk është “çështje gjermane”, por “Bashkimi Europian i gjithë ndodhet para përgjegjësisë”. Shoqata për Popujt e Kërcënuar paralajmëroi nga ekstradimi i Puigdemont në Spanjë. Kriminalizimi i politikanëve katalonjas nuk e zgjidh krizën e Katalonjës, por krijon tensione të reja, u shpreh drejtori për të Drejtat e Njeriut në këtë shoqatë, Ulrich Delius në Göttingen./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me aktorët që i refuzoi “Portokallia”, por sërish u bënë të famshëm (FOTO)
Previous article Massimiliano Allegri: Jam i lumtur tek Juventus

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT