• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Reagon Banka Botërore/ Shqipëria ka taksat më të larta në Ballkan
Home
Ekonomi

Reagon Banka Botërore/ Shqipëria ka taksat më të larta në Ballkan

1 December, 2017 g.autor Ekonomi

Banka Botërore deklaron se Shqipëria ka taksat më të larta ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Sipas Bankës, qeveria shqiptare ka rritur të gjitha taksat, duke bërë që shqiptarët të paguajnë dukshëm më shumë se sa fqinjët e tyre.

Në një raport me titull “Të rigjallërosh rritjen në Ballkanin Perëndimor” Banka ka krahasuar normat për të të gjitha taksat kryesore në çdo vend të Ballkanit. Sipas krahasimit rezulton se përveç kontributeve, në të gjitha taksat e tjera niveli më i lartë është në Shqipëri.

Tatimi mbi vlerën e shtuar është taksa kryesore në shumicën dërrmuese të vendeve. Në Shqipëri, kjo taksë, është 20 për qind e çmimit final të mallrave dhe shërbimeve. Në Ballkanin Perëndimor, vetëm Serbia e ka TVSH-në 20 për qind, ashtu si Shqipëria, ndërsa të gjitha vendet e tjera kanë një normë më të ulët të TVSH-së.

Në Malin e Zi, tatimi mbi vlerën e shtuar është 19 për qind. Kosova dhe Maqedonia zbatojnë një normë tvsh-je 18 për qind ndërsa në Bosnje kjo taksë është 17 për qind.

Qeveria shqiptare e rriti tatimin e pagave në vitin 2012 duke kaluar nga taksa e sheshtë tek ajo progresive. Si rrjedhojë tatimi maksimal i pagave u bë 23 për qind. Sipas Bankës Botërore ky është niveli më i lartë në rajon, me diferencë të theksuar me vendet e tjera. /gazetamapo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pëmbytjet shkatërrojnë edhe stadiumet e futbollit (Foto)
Previous article SURPRIZON MOTI/ Ja çfarë tregojnë parashikimet për në fundjavë

g.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT