• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REAGIMI/ “Turgut Ozal”: Nga mbyllja preken 200 familje, Ministria e Arsimit të rishikojë vendimin
Home
Sociale

REAGIMI/ “Turgut Ozal”: Nga mbyllja preken 200 familje, Ministria e Arsimit të rishikojë vendimin

23 September, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Sociale

Në një deklaratë për median, Kopshti jopublik “Zübeyde Hanım” ka sqaruar se është një institucion i licencuar me Urdhërin e Ministrit Nr.67, datë 15.10.1998, me adresë në Rrugën e Kavajës. Ky institucion, që nga viti 2004 ka vazhduar veprimtarinë e tij në kompleksin arsimor parauniversitar jopublik “Turgut Ozal” me vendndodhje në ish-qytetin e nxënësve Tiranë.

Gjatë kësaj periudhe 24 vjeçare, ky institucion ka ushtruar veprimtarinë e tij nën monitorimin e autoriteteve përkatëse në bashkëpunim korrekt me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si edhe institucioneve të tjera në varësi të saj, duke vënë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm.

Në deklaratë shkruhet se gjatë muajve të fundit, kopshti “ Zübeyde Hanım” Tiranë , ka qenë papritur objekt i inspektimeve të shtuara  të cilat nuk i përgjigjen asnjë plani monitorimi apo inspektimi nga organet në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ( MAS), të cilat kulmuan me miratimin e Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr.540, datë 15.09.2022 “Për mbylljen e veprimtarisë së institucionit privat të arsimit parauniversitar “Zübeyde Hanım” Tiranë”.

Në raportet e inspektimit është konstatuar se ky kopsht përmbush të gjithë kriteret e ligjshmërisë  si dhe është lënë rekomandim nga inspektorët marrja e miratimit për ndryshimin e vendndodhjes së kopshtit, në dukje një procedurë për t’ju përshtatur ligjit, gjë që ka gjetur mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë të Shoqërisë Turgut Ozal për ta zbatuar.

Në zbatim të rekomandimeve, kopshti jopublik “Zubeyde Hanim” në mënyrë të përsëritur ka aplikuar për marrjen e miratimit duke filluar nga data 16.02.2022.

“Pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe, me shkresën nr. 4004/5 Prot., datë 13.09.2022, MAS ka refuzuar kërkesën tonë për miratimin e ndryshimit të vendndodhjes, procedurë e cila është rutinë për këdo që ushtron aktivitet në Republikën e Shqipërisë”, shkruhet në deklaratën e Kopshtit.

Drejtuesit e kopshtit bëjnë kërkesë për Ministrinë e Arsimit që të rishikojë vendimin, pasi ky vendim prek interesin dhe prish qetësinë e mbi 200 familjeve.

“Ky vendim vret shpresën e 35 mësuesve të përkushtuar maksimalisht”.

Kopshti ka depozituar të gjithë dokumentacionin pranë Gjykatës përkatëse për anulimin e këtij Urdhri, si dhe kemi njoftuar të gjitha institucionet e interesuara vendase dhe të huaja për situatën e krijuar.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi ligjor i shoqërisë “Turgut Ozal”, Isuf Shehu kërkon rishikim të vendimit të qeverisë, duke e konsideruar atë të padrejtë.

Sipas Shehut, nga ana e ministrisë së Arsimit ka pasur inspektime të vazhdueshme, ku janë konstatuar edhe standardet më të lartë të mësimit. Ndërsa çështja e vendndodhjes tha ai është zgjidhur.

Avokati u shpreh se kopshti nuk ka lidhje me fondacionin “Gulisan” dhe nuk financohet nga kjo organizatë, por është financim holandez, ndërsa theksoi se çështja do të ndiqet në rrugë ligjore.

“Nuk ka lidhje mes Fondacionit të Gulistan dhe shoqërisë Turgut Ozal. Aktiviteti i kopshtit është pjesë e aktivitet të shoqërisë Turgut Ozal, që është pjesë e një investimi të huaj holandez.

Ky kopsht ka qenë në këtë adresë prej vitit 2004. Ka pasur një korrespondence  me ministrinë e Arsimit. Në muajin shkurt nga ana e ministrisë së Arsimit ky fakt që në dosjen e tyre nuk kishte një dokumentacion lidhur me vendndodhje është sqaruar dhe ka filluar procedura.

Ky kopsht ka qenë pjesë inspektuese e ministrisë, ku kanë konstatuar standarde më të larta.

Ajo që ka ndodhur është një moskomunikim dhe mos respektimin të ligjit nga ana e ministrisë, mos respektimit të kritereve të ligjit parauniveristar . Kjo është reflektuar në këtë urdhër të padrejtë dhe të paligjshëm nga ana e ministrisë së Arsimit.

Është përgatitur administrata për të respektuar parimin e ligjshmërisë. Ne i kemi marrë masat. Dje kishim grupin e inspektimit.

Njerëzit nuk janë tastierë kompjuteri dhe menjëherë të kalojnë në një faqe tjetër. Do kohën e tyre ky proces”, tha avokati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI KIBERNETIK/ Berisha: Është shkatërruar TIMS dhe MEMEX, qëllimi është zhdukja e lidhjeve të krimit të Ramës
Previous article NATO: Rusia po kërkon konflikte në Ballkan! Gjukanoviç: Frikë nga armët bërthamore!

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT