• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGIMI/ Rama: Nuk i heq presjen deklaratës së Kim, por Tom Doshi është “engjëll” para Saliut, Ilirit dhe Monikës
Home
Politikë

REAGIMI/ Rama: Nuk i heq presjen deklaratës së Kim, por Tom Doshi është “engjëll” para Saliut, Ilirit dhe Monikës

25 March, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

“Tom Doshi është engjëll para Metës e Kryemadhit”! Rama reagon pas deklaratës së ambasadores Kim: E kuptoj SHBA pse nuk mban të njëjtin qëndrim edhe për…

Kryeministri Edi Rama reagon pas mesazhit të ambasadores amerikane, Yuri Kim, se pse Partia Socialiste hesht për kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit, duke lënë, sipas saj, të kuptojnë njerëzit se ata janë aleatë.

Në emisionin “Opinion”, kryeministri Rama tha se Tom Doshi është engjëll përpara Sali Berishës, Ilir Metës apo Monika Kryemadhit, ndërsa shtoi se ambasadorja nuk mund t’i rreshtojë edhe këta të fundit në listën e korrupsionit domethënës, pasi sipas kryeministrit, njëri është President dhe tjetra është bashkëshortja e tij.

“Përgjigjen e ka dhënë Endri Fuga dje te “Zëri i Amerikës”. Kam të njëjtën përgjigje edhe unë. Së pari, vetë ambasadorja më parë e ka komunikuar për publikun atë që unë i kam thënë. Së dyti, nuk kemi asnjë dallim këtu me ambasadoren. Së treti, unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjerë, sesa thjesht individi për të cilin flasim, sepse ne duhet të merrmi me Saliun, që përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, me Ilirin, përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, me Monikën, përpara të cilës Tom Doshi është engjëll. Për sa i përket Tom Doshit, unë nuk kam asnjë dallim nga ambasadorja dhe qëndrimi i SHBA. Është shumë e thjeshtë. Nëse Tom Doshi është përcaktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, unë nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim përcaktimin e tyre. Për këtë arsye, ne as jemi aleatë, as do jemi aleatë. Që të jemi të qartë. Por, nëse për Tom Doshin korrupsioni domethënës ka sjellë qëndrimin e SHBA, unë e kuptoj shumë mirë pse SHBA nuk mund të mbajnë të njëjtin qëndrim për Saliun, Ilirin, Monikën. Unë jo e përjashtoj veten, por as në këtë botë dhe as në tjetrën, nuk kam asnjë lidhje me ata dhe nuk kam asnjë lidhje me asnjë lloj korrupsioni. Kështu që prandaj unë e mirëkuptoj plotësisht që ambasadorja nuk mundet do t’i rreshtojë dhe ata tjerët, sepse njëri është President, tjetra është gruaja e tij. Unë di që ky është qëndrimi im. Ambasadorja, ambasada e SHBA dhe unë nuk kanë asnjë dallim në asnjë gjë, as te kjo”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KATAR 2022/ "Çmenduri" e Polonisë, realizon 2 gola për 56 sekonda ndaj Hungarisë (VIDEO)
Previous article KATAR 2022/ Pas një asist nga Ibrahimovic, mesfushori Claesson ndëshkon Gjeorgjinë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

"KEMI BESIM TË PLOTË TE SPAK"/ Komisioni Europian për arrestimin e Vlora Hysenit: Ndjekim nga afër zhvillimet! Shqipëria progres në luftën kundër korrupsionit Breaking News

"KEMI BESIM TË PLOTË TE SPAK"/ Komisioni Europian për arrestimin e Vlora Hysenit: Ndjekim nga afër zhvillimet! Shqipëria progres në luftën kundër korrupsionit

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte Breaking News

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT