Ilir Meta ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta iu ka bërë thirrje të arrestuarve për aferën e inceneratorëve të tregojnë se kush iu dha garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.
“T’i kthehen popullit shqiptar mbi 400 milion euro të vjedhura me aferën e inceneratorëve! U bëj thirrje të arrestuarve të bëhen “të penduar” dhe të tregojnë se kush ju dha garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.
Mjafton vetëm dëshmia e ish ministrit të Financave në Komisionin Parlamentar për të vënë para përgjegjësisë të paktën gjysmën e qeverisë.
Ajo që duhet më shumë është t’i kthehen lekët popullit. Janë mbi 400 milion euro”, shprehet Meta.


