• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REAGIMI/ MEPJ: Nuk ka asnjë bllokim nga Greqia për certifikatën e vaksinimit të marrë në Shqipër
Home
Sociale

REAGIMI/ MEPJ: Nuk ka asnjë bllokim nga Greqia për certifikatën e vaksinimit të marrë në Shqipër

9 November, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri (MEPJ), të martën e 9 nëntorit, ka deklaruar për Albanian Post, se nuk ka asnjë bllokim nga Greqia për njohjen e certifikatës së vaksinimit anti-COVID në Shqipëri.

“Nuk ka një bllokim të tillë dhe asnjë ndryshim për Shqipërinë”, shprehen ata.

Paraditen e kësaj të marte, në disa media shqiptare raportohet se “Greqia nuk njeh asnjë certifikate vaksinimi anti-COVID të kryer në Shqipëri”.

Lexoni edhe:

“JU DUHET të pastroni enët e gjakut nëse doni të ruani shëndetin e zemrës dhe të normalizoni presionin e gjakut…!”
Sponosored by MonadPlug
Të kontaktuar nga Albanian Post, burimi zyrtar shprehës se “lajmi është i pavërtetë”.

Zëvendësministri grek i Digjitalizimit, i ngarkuar me përgjegjësinë për Thjeshtëzimin e Procedurave, George Georgantas, në një intervistë televizive, tha se do të krijohet një regjistër fizik për të gjithë ato certifikata që sistemi digjital nuk arrin t’i lexojë.

Kujtojmë që vendet e Bashkimit Evropian (BE) e kanë njohur zyrtarisht certifikatat shqiptare të vaksinimit ndaj COVID-19, që më 15 shtator, të cilat tashmë cilësohen si të njehsuara me atë evropiane.

Lajmin e ka dhenë komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Sipas njoftimit të ardhur nga Komisioni Evropian, do të jetë pikërisht ky rasti, në të cilin përfiton Shqipëria. Pasaporta shqiptare e vaksinimit do të jetë ekuivalente me certifikatën evropiane të vaksinimit.

Nuk dihet nëse formati do të ndryshojë, por ai digjital mbetet në fuqi në Shqipëri.

Në tërësi, janë 42 vende pjesë e sistemit. Prej tyre, 15 janë jo anëtare të BE-së. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë të vetmet nga Ballkani Perëndimor, të përfshira deri tani në skemë.

Nëpërmjet këtij vendimi, shqiptarët që udhëtojnë drejt këtyre vendeve, falë certifikatës së vaksinimit, janë të përjashtuara nga kufizimet e vendosura. Vendet anëtare të unionit, nuk mund të vendosin masa shtesë mbi vendet e tjera pjesë të kartës.

Si funksionon certifikata e vaksinimit?
Çdo certifikatë vaksinimi, ka një kod QR, i cili mund të skanohet. Ky kod është i pafalsifikueshëm.

Në çastin kur kodi skanohet, ai bën menjëherë verifikimin nëse personi është ose jo i vaksinuar.

Të drejtën e lëshimit të tyre, e kanë vetëm organet kompetente të caktuara në çdo shtet. Nëpërmjet një databaze, ato ruajnë të dhënat dhe shpërndajnë certifikatat për njerëzit e vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Përtej vendit ku këto certifikata lëshohen, Komisioni Evropian ka krijuar mekanizma për njohjen tërësore të tyre. kështu, të dhënat mund të ruhen në një sistem më të gjerë të përbashkët midis shteteve.

Në tërësi, do të jenë momentalisht 700 mijë shqiptarë, të cilët përftojnë nga ky vendim. Ky është numri i shtetasve, të cilët kanë përfunduar plotësisht procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

Më shumë se sa kaq ndërkohë, kanë marrë të paktën një dozë të njërës prej vaksinave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN/ Gledis Nano: Do të kenë rritje page me 50%, punonjësit që...
Previous article ZBARDHET VENDIMI PËR SAIMIR TAHIRIN/ Gjykata e Lartë: Ka shkelje procedurale gjatë gjykimit...

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT