• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGIMI/ Mediat ndërkombëtare: Presidenti i Shqipërisë akuzon rëndë ambasadoren amerikane në shfaqjet televizive
Home
Politikë

REAGIMI/ Mediat ndërkombëtare: Presidenti i Shqipërisë akuzon rëndë ambasadoren amerikane në shfaqjet televizive

24 April, 2021 s.autor Politikë

“Presidenti i Shqipërisë ka akuzuar ambasadoren amerikane për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të vogël evropian, duke mbështetur kryeministrin e tij në zgjedhjet e ardhme parlamentare”.

Kështu e ka nisur shkrimin e saj media prestigjioze “Associated Press”, teksa komenton deklaratat e forta të presidentit, Ilir Meta, drejtuar ambasadores amerikane, Yuri Kim

Sipas AP-së, Meta foli ashpër për ambasadoren Yuri Kim gjatë një bisede televizive të premten mbrëma. Gjithashtu shkruan edhe për thirrjen që presidenti i bëri diplomates amerikane për “të ndaluar së mbështeturi kryeministrin Edi Rama, i cili po shkel zgjedhjet”.

“Teksa shfaqja po transmetohej në Syri televizion, Kim i dërgoi një mesazh me tekst Metës. Gjithashtu shkroi në “Twitter” në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen të dielën, duke iu përgjigjur një paralajmërimi që Meta dha këtë javë, që shqiptarët të mprehin shpatat dhe mjete të tjera, nëse kryeministri përpiqet të manipulojë votimin ose rezultatet”, shkruan më tej AP.

Mediat ndërkombëtare: Presidenti i Shqipërisë akuzon

“E papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin sfurqet në 25 Prill nëse nuk pëlqejnë rezultatin e zgjedhjeve. Këto kërcënime duhen dënuar. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për fjalët dhe veprimet e tyre. Mjaft më”, shkruante Yuri Kim në “Twitter”.

“Dy partitë më të mëdha politike të Shqipërisë janë rivalë të hidhur të zgjedhjeve. Përballjet midis mbështetësve të qeverisë Rama dhe opozitës, kulmuan të mërkurën me vdekjen e një mbështetësi të Partisë Socialiste në qeverisje. Policia ka njoftuar se viktima u qëllua nga një anëtar i Partisë Demokratike të opozitës, gjatë një debati që përfshinte anëtarët e kampeve kundërshtare”, shkruan më tej AP.

Më pas “Associated Press” shkruan se Meta ka denoncuar Ramën për drejtimin e një “regjimi kleptokratik”, ku të gjitha fuqitë legjislative, administrative dhe gjyqësore përqendrohen te kryeministri.

“Ai gjithashtu akuzoi Ramën për situatën e vendit nga pandemia si dhe për vonesën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Presidenti mban postin pa përkatësi partie. Meta më parë drejtonte Lëvizjen Socialiste për Integrim, të krahur të majtë, që tani drejtohet nga bashkëshortja e tij”, shkruan AP.

Pjesë e shkrimit të AP-së:

Gjatë bisedës së premten mbrëma, Meta e quajti Ramën një “gangster” dhe një “të sëmurë psikik”. Ai gjithashtu u trazua dukshëm pasi mori mesazhin e Kim dhe bëri pretendime ekstreme në lidhje me ambasadoren e SHBA. Në një moment, presidenti la të kuptohej se Kim mund të ishte pjesë e një fushate ndërkombëtare lobimi kundër tij e udhëhequr nga Serbia.

“Ka qarqe të korruptuar. Ka lobim të paguar nga Serbia, atje (në SHBA) dhe në vendet e tjera, të cilët përdorin përfaqësuesit e Amerikës kundër Ilir Metës”, tha presidenti shqiptar.

Gjithashtu Meta pretendoi se Kim i ka thënë atij gjatë një telefonate: “Ne dimë disa gjëra për ty”.

“Unë i kam thënë (Uashingtonit) që nëse ke ndonjë problem me mua, të lutem më njofto, sepse e di që mund të më vrasësh edhe mua”, tha ai. Meta shtoi se ai do të shkonte në një mal aty pranë dhe pastaj “ju mund të lëshoni një raketë mbi mua, në mënyrë që të mos dëmtoj njerëzit e tjerë”.

Ambasada Amerikane në Tiranë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për komentet mbi vërejtjet e Metës. /GazetaShqip/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEUTA-TIRANA/ Ndeshja pritet të jetë mjaft e "luftuar" dhe me ritëm në "Niko Dovana" (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article SHPËRNDAHEN MATERIALET ZGJEDHORE/ Ja pamjet nga Tirana (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT