• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGIMI/ Listat e zgjedhësve, Lleshaj i përgjigjet PD-së: Vendosja e adresave nuk ndryshon vendbanimin (SQARIMI)
Home
Politikë

REAGIMI/ Listat e zgjedhësve, Lleshaj i përgjigjet PD-së: Vendosja e adresave nuk ndryshon vendbanimin (SQARIMI)

30 September, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vijuar replikat në distancë me PD për atë që selia blu e konsideron si operacion kriminal të qeverisë për ndryshimin e listave të zgjedhësve.

Lleshaj në këtë reagim nënkupton një përgjigjie për Alibeajn, i cili sot e akuzoi pikërisht ministrin e brendshëm.

Ai sqaron se vendosja e adresave nuk ndryshon vendbanimin dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë pasi listat e zgjedhësve do të dalin ekzaktësisht sipas vendbanimit  të qytetarëve, dhe këta të fundit do votojnë aty ku votuan për herë të fundit.

REAGIMI I SANDER LLESHAJ

Një zëdhënës i PD nxitoi të reagonte shpejt, pra edhe gabim, për statusin tim lidhur me listat e zgjedhësve.

E vetmja gjë me vlerë në atë reagim ishte një fjali e huazuar që thotë se injoranca nuk është alibi.

Absolutisht kështu është: injoranca nuk mund të jetë alibi.

Nëse zëdhënësi ende nuk e di diferencën mes konceptit të vendbanimit dhe atij të adresës, është mirë të lexojë vetëm nenin 1/1 të Ligjit për Sistemin e Adresave ku thuhet: “Adresa” përbëhet nga fjalë, numra dhe shenja ortografike, të renditura sipas një rregulli të caktuar, të cilat tregojnë vendndodhjen e saktë dhe unike të një ndërtese, apartamenti ose të një trualli të lirë. Ajo formohet nga shkronja të alfabetit shqip dhe numra arabë.

Duhet inteligjencë minimale për të kuptuar se neni 46 i Kodit Zgjedhor nuk preket aspak.

Ai kërkon që listat të dalin në bazë të vendbanimit dhe ato do të dalin ekzaktësisht siç përcakton ky nen, në bazë të VENDBANIMIT.

Adresa është diçka tjetër nga vendbanimi. Shumë qytetarë kanë të njëjtin vendbanim, si për shembull Tiranë, por ata kanë adresa të ndryshme brenda këtij vendbanimi.

Ajo që po ndodh, jo sot, por që prej vitit 2016, kur u miratuan ndryshimet në Ligjin për Sistemin e Adresave, është vendosja e adresave.

Vendosja e adresave NUK e ndryshon vendbanimin. Ajo vetëm sa e zbardh atë. Vendosja e një numri në derë nuk e lëviz as derën dhe as shtëpinë nga vendi.

Të gjithë qytetarët duhet të jenë të qetë se qendrat e tyre të votimit NUK preken nga puna për zbatimin e Sistemit të Adresave në Shqipëri.

Vendosja e këtij sistemi vetëm sa na afron më shumë me standardet e vendeve të qytetëruara.

Të gjithë kanë nevojë të kenë një adresë.

Duhet të shkëputemi nga tendencat për ta mbajtur shoqërinë në një stad paraurban, pa shtet, pa identitet, pa adresë apo pa dinjitet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JU JENI HIÇA..."/ Ish anëtarja e kryesisë së PD zbardh mesazhin e “koduar”: Basha po i jep demokratëve...
Previous article VOTIMET E KANDIDATËVE/ Çfarë quan PD... "dyndje" dhe "pjesëmarrje impresionuese"

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT