• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGIMI I PPE PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE/ Spiropali: Po nxisni përçarje! Basha e PD, në vend se të kacavirren pas pasqyrave, të na bashkohen
Home
Politikë

REAGIMI I PPE PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE/ Spiropali: Po nxisni përçarje! Basha e PD, në vend se të kacavirren pas pasqyrave, të na bashkohen

31 July, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Ministrja për Parlamentin elisa Spiropali i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” zëdhënësit të Partive Popullore Europiane Michael Gahler, i cili reagoi ashpër në lidhje me ndryshimet Kushtetuese të miratuara dje në Kuvend, me 106 vota pro, ku tha se qeveria ndryshoi njëanshmërisht Kushtetutën.

Spiropaku i përgjigjet duke thënë se Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm, pasi ka shumicë dhe opozitë.Më tej në postimin e saj Spiropali i kërkon Gahler të mos e fyejë në emër të Lulzim Bashës.

“Dikush duhet t’ia shpjegojë zëdhënësit të partive simotra të PD në Parlamentin Europian, se Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm, as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel. Parlamenti ynë ka shumicë dhe opozitë, ndërsa opozita me gjuhën e së cilës flet zotëria i nderuar, ka “djegur mandatet” si asnjë parti tjetër në historinë e PPE! Ajo nuk ka as monopolin e opozitës shqiptare, as ndonjë të drejtë hyjnore mbi Parlamentin e mbi qeverinë e Shqipërisë.

Me këtë rast e ftoj modestisht zotin Gahler të mos e fyejë në emër të Lulzim Bashës dhe si Lulzim Basha e partia e tij extra-parlamentare, as Parlamentin legjitim, as qeverinë e as opozitën parlamentare të Shqipërisë, e mbi të gjitha të mos e fyejë popullin shqiptar. I cili në shumicë dërrmuese kërkon hapjen e listave zgjedhore për të shprehur me votë preferencën jo vetëm për partinë, po edhe për kandidatët për deputetë.

Jam e bindur që zëdhënësi i PPE nuk ka aspak qëllimin të jetë fyes, por fatkeqësisht gjuha e tij është fyese. Nga ana tjetër, jam gjithashtu e bindur se zoti Gahler nuk e di që me ndryshimet kushtetuese, ne e kemi futur Shqipërinë në kornizën e botës së OSBE/ODHIR, ku asnjë vend nuk e ka formulën “Frankestein” të koalicioneve parazgjedhore që kishte Shqipëria deri dje. Ashtu siç jam e bindur se nëse ai do të gjykojë procesin dhe produktin e këtyre ndryshimeve, nuk do të jetë dot kaq i përputhur me Lulzim Bashën dhe pretendimet absurde të Partisë Demokratike.

Së fundi, dëshiroj t’i them zëdhënësit të PPE, se Shqipëria është shumë e vogël për përçarjen e madhe politike, për të cilën sigurisht ai nuk ka asnjë faj, po të cilën ai s’ka pse e ushqen me deklarata si e sotmja. Me siguri nëse ai do të kishte pyetur edhe përfaqësuesit e vendeve mike të Shqipërisë këtu në vendin tonë, të cilët e kanë ndjekur nga afër procesin, nuk do të kishte folur si Lulzim Basha duke nxitur përçarje, po do të kishte folur si ata, duke nxitur dialog e bashkëpunim për reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për dialog gjithëpërfshirës, kështu që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, në vend se të kacavirren pas pasqyrave dhe shajnë e mallkojnë me një gjuhë që s’ka asnjë lidhje me vlerat e me etikën e PPE, duke abuzuar me deklaratën e zotit Gahler, janë të mirëpritur të na bashkohen në çdo kohë”, shkruan Spiropali në reagimin e saj të plotë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM TROFE/ Tirana dhe Teuta luftojnë për milionat e Kupës
Previous article BËN POLITIKË NË DITËN E SHENJTË TË BAJRAMIT/ Petrit Vasili: PPE, çjerr maskën ndryshimeve Këlliro-Kushtetutese të Ramës e zorrave qorre

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

SULMI NDAJ TURIZMIT SHQIPTAR/ Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese Politikë

SULMI NDAJ TURIZMIT SHQIPTAR/ Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT