Pas humbjes së PD dhe opozites se bashkuar ne zgjedhje, ka patur një “fortunë” reagimesh nga aleatët e Lulzim Bashës.
Duket se njezeri pranojnë humbjen dhe rezultatin dhe nga ana tjetër takohen në piken ku “fajesojne” kreun e PD për humbjen.
Këtë e lidhin ngushte me dy momente: Djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
E para ishte kryetarja e LSI që e tha hapur në konferencen pas zgjedhjeve e më pas vijuan Ndoka, Mediu e deri sot ku Agron Duka e pranoi edhe më hapur me anë të nje deklaratë.
AlpeNews.al sjell reagimet e tyre.
Monika Kryemadhi:
“Zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Patëm strategji të gabuar, duke nisur nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale duke ia dhënë në dorë të gjithë pushtetin Ramës dhe bandave.
Agron Duka:
“E kam ndjekur Lulëzim Bashën edhe kur nuk kam patur të njëjtin mendim, nuk kam qënë në asnjë moment dakort me djegjen e mandateve, as me bojkotimin e zgjedhjeve vendore por prapë së prapë kam respektuar gjithnjë vendimmarrjen brenda koalicionit.”
Nard Ndoka:
Faji fillon nga vetja. Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha. Shifrat dhe kompania që kishte Basha rreth vetes e kaloi lidershipin. Rama me mua ka qenë më transparent, Basha ishte një dështim në karrierën time”.
Fatmir Mediu:
“Opozita duhet të nxjerrë pëgjegjësitë e veta për qëndrimet e saj dhe mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të koalicionit.”
AlpeNews.al