• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGIMET NË UKRAINË PAS SULMIT NË AMOK/ “Sa e lehtë është që të nxirren konkluzione të nxituara për 20 viktimat…”
Home
Nderkombetare

REAGIMET NË UKRAINË PAS SULMIT NË AMOK/ “Sa e lehtë është që të nxirren konkluzione të nxituara për 20 viktimat…”

19 October, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Ngushëllime, heshtje apo gëzim me ligësi? Sulmi në amok në Kerç tregoi, se sa e vështirë është që në Ukrainë të reagohet konform ndaj tragjedive të tilla pa arritur në konkluzione të nxituara.

Ishte një sulm në amok, si pasojë e të cilit në një shkollë në Kerç në Krime u vranë mbi 20 vetë. Ndoshta askush nuk do të spekulonte mbi motivet politike, nëse Krimea nuk do të ishte e kaq diskutueshme mes Ukrainës dhe Rusisë. Reagimet e para të politikanëve, gazetarëve dhe qytetarëve treguan, se sa e vështirë është të përmbahen emocionet, dhe sa lehtë është që të nxirren konkluzione të nxituara. Shumë u shprehën sikur tragjedia në shkollën politeknike të i shte një akt terrorist. Ata bënë krahasime me sulmin e pengmarrjes në Beslan në Osetinë veriore (2004), ndonëse vetëm pas pak orësh u bë e qartë, që kishim të bënim me një sulm në amok ngjashëm si në shkollën Columbine High School në shtetin e Kolorados në SHBA në vitin 1999.

“Nga Kerçi u bë Beslan”, shkruan Osman Pashajev, gazetar në televizionin e tatarëve të Krimesë me seli në Kiev ATR. Ai theksoi, se në “Krimenë ukrainase nuk ka pasur terrorizëm”. Gazetari rus Arkadi Babtçenko, i cili gjithashtu punon për këtë televizion dhe ejton në Kiev, shkon edhe më tej. Që në Krime do të vinin “sulmet terroriste”, këtë e ka pasur të qartë kushdo, që e njeh realitetin rus. Babçenko shkruan në Facebook, se shërbimi sekret rus FSB mund të qendrojë pas ngjarjeve në Kerç dhe duke iu drejtuar banorëve të Krimesë thotë: “Ky është realiteti juaj. Mësohuni tani me këtë.”

Ngushëllim, por …

Shpejt u përhapën njoftime në mediat ukrainase për shpërthime e të shtëna në shkollën politeknike në Kerç, por edhe në njoftimet nga Rusia thuhej, se kemi të bëjmë me një akt terrorist. Pas pak orësh presidenti Petro Poroshenko dhe kryeministri  Volodymyr Hrojsman u shprehën ngushëlllimet të afërmve të viktimave dhe të të plagosurve dhe theksuan, se Kievi gadishullin e konsideron si të pushtuar nga Rusia dhe se njerëzit atje janë nënshtetas ukrainas.

Edhe shumë gazetarë, blogger e disa politikanë shprehën ngushëllimet, por njëkohësisht dyshonin për provikim nga shërbimet sekrete ruse për ta nxehur edhemë shumë konfrontimin me Ukrainën. Shkas për këto dyshime dha kryetari i këshillit të shtetit në Krime, Vladimir Konstantinov. Në televizionin shtetëror rus ai pretendoi, se Ukraina ka të bëjë me këtë ngjarje. “Era fryn nga Ukraina”, tha ai.

Reagimet e politikanëve ukrainas përmbledhtas mund t’i formuloshkështu: “Ne vuajmë bashkë me ta, sepse ata janë njerëzit tanë, por kjo nuk do të kishte ndodhur nëse Krimea nuk do të ishte aneksuar. Edhe kryetari i parlamentit Andrij Parubij, anëtar i partisë që qeveris “Fronti popullor”, ngushëlloi viktimat dhe theksoi: “Diçka të tillë nuk ka apsur kurrë në Krimenë ukrainase.”

Shpallje e zisë shtetërore?

Ukraina dhe udhëheqja e vendit kanë mbajtur qendrimin e duhur, mendon gazetari i gazetës ukrainase “Levyj Bereg”, Konstantin Vetrov. Ata, që gëzohen me ligësi, janë pakicë. “E vetmja gjë që do duhej të bëhej është shpallja e zisë shtetërore”, shton ai. “Në Rusi nuk e kanë bërë këtë, gjë që është simptomatike për qeverinë.” Një zi e këtij lloji duhej shpallur në Krime.

Për zi shtetërore në Ukrainë angazhohet edhe Oleksandr Vilkul. Ai është drejtuesi i “Bllokut të opozitës”, në të cilin bëjnë pjesë anëtarë të ish-partisë në pushtet në presidentin Viktor Janukoviç “Partia e Rajoneve”. Ai i ka paraqitur parlamentit kërkesën ëprkatëse. Por sipas vëzhguesve, ajo nuk ka shans etë kalojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARÇA NË KAOS/ MESSI duhet të dorëzohet, SUAREZ ka një plan DRASTIK
Previous article MIT APO E VËRTETË/ A ngushtohet vagina nëse bën më rrallë seks?

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT