• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGIMET NDAJ DIALOGUT/ Vuçiç: E kemi të humbur Kosovën. Por do ta njohim vetëm nëse plotësohen…
Home
Rajon

REAGIMET NDAJ DIALOGUT/ Vuçiç: E kemi të humbur Kosovën. Por do ta njohim vetëm nëse plotësohen…

26 July, 2018 g.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një prononcim për revistën Globus të Zagrebit tha se të gjithë serbët e dinë se Kosova është e humbur, por se ai do të bëjë gjithçka për të “kthyer çfarëdo që mundet”.

“Të gjithë serbët e dinë se e kanë humbur Kosovën, por unë do të bëjë gjithçka në fuqinë time për të marrë atë që mund të marrim, në mënyrë që në fund të fundit kjo të mos konsiderohet si një humbje e plotë”, ka thënë Vuçiç për numrin e ri të së përjavshmes kroate Globus.

Ai shtoi se “të gjithë po e sulmojnë, dhe në këto sulme nuk zgjedhin fjalë apo mjete, por asnjëri prej tyre në të vërtetë nuk dëshiron që problemi i Kosovës të zgjidhet”.

“Nëse unë shoh se diçka është e mirë për Serbinë, unë do ta shtyjë atë axhendë përpara, pavarësisht nga pasojat. Ju e shihni se kam arritur disa rezultate të prekshme, veçanërisht në aspektin ekonomik. Borxhi publik i Serbisë është reduktuar, me anë të masave të ashpra janë arritur rezultate të prekshme. Por ata që mendojnë dhe kështu veprojnë, se kanceri mund të shërohet me aspirinë, ose ia duan të keqen Serbisë, ose janë budallenj”- tha Vuçiç, deklarata e të cilit është pjesë e artikullit që analizon zhvillimet Beograd-Prishtinë.

Autori i tekstit Darko Hudelist, ndër të tjera, thekson se Vuçiq i përmbahet një koncepti se do të përpiqet për të “mbrojtur” Veriun e Kosovës, dhe vlerëson se “Veriu i Kosovës është vija e tij e fundit e mbrojtjes”.

“Për ta thënë thjesht: Po, ne do të njohim Kosovën (por pa një akt të njohjes eksplicite ligjore ndërkombëtare), me kushtin që “të tregtohet” Veriu i Kosovës. Ne nuk do t’i (shqiptarëve në Kosovë) japim çdo gjë, diçka do arrijmë të mbajnë për vete”, theksohet në artikull.

Hudelist bënë të ditur se shpesh shkruan në lidhje me konceptin e Vuçiqit të ashtuquajtur, “shkëmbim i territorit “, dmth konceptit të “korrigjimit të kufijve”, ose, sipas autorit, konceptit të “kompromisit”, e cila është një fjalë që Vuçiq javët dhe muajt e fundit, më së shumti e përdor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËRSHIMI I LUMENJËVE NGA SHIRAT/ Greqia në ALARM: 200 makina të përmbytura. Një grua ishte...
Previous article Çfarë duhet të hani për të mos e ndjerë shumë vapën këto ditë!

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT