• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REABILITOHET URA E ÇERKEZËS/ Veliaj: I paraprijmë emergjencave, për banorët e Zall Herrit shtohet një hapësirë të gjelbër
Home
Sociale

REABILITOHET URA E ÇERKEZËS/ Veliaj: I paraprijmë emergjencave, për banorët e Zall Herrit shtohet një hapësirë të gjelbër

25 February, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Urën e Çerkezës, në Zall Herr, për të parë punën e bërë për rehabilitimin e saj. Veliaj tha se, më parë, ura bëhej e pakalueshme sa herë që kishte shira, pasi niveli i ujit ngrihej mbi nivelin e urës, por falë ndërhyrjes nga Bashkia e Tiranës, niveli i urës është ngritur dhe gjithashtu është zgjeruar me dy korsi.

“Nëse kishte shi, niveli i ujit ngrihej mbi nivelin e urës dhe ajo bëhej e pakalueshme. Në të gjitha ndërhyrjet që kemi bërë në zonën e Zall Herrit, si për ngritjen e nivelit të urës, zgjerimin e saj me dy korsi, sërish jemi përgatitur edhe me një hapje të shtratit të lumit, për t’u siguruar që kemi bërë të njëjtën gjë si me Lumin e Lanës, Lumin e Tiranës dhe Lumin e Tërkuzës”, tha Veliaj.

Ai shtoi se përforcimi i digës në Urën e Çerkesës, do të shërbejë si një hapësirë rekreative, në mënyrë që të frekuentohet nga banorët e zonës. Sipas Veliajt, ajo do jetë një tjetër hapësirë e gjelbër për qytetarët, që ata të mos kenë nevojë të shkojnë deri te Parku i Liqenit Artificial apo te Parku i Liqenit të Farkës.

“Përforcimi i digës së Çerkezës ka potencialin që, përveçse si rezervuar që ndihmon vaditjen e tokës bujqësore, të jetë edhe një hapësirë e jashtëzakonshme për park, si në Farkë. Pra, të kthehet në një hapësirë rekreative dhe të gjelbër për qytetarët. Pra, hapi i radhës, tani që u bë rruga, u bë ura, u bë argjinatura, u bë edhe diga, është të sigurohemi që ta përdorim edhe si një park për komunitetin. Rritja e Tiranës është e pashmangshme, prandaj gjasat janë që brenda një dekade, kjo zonë të jetë zona tjetër që do të popullohet. Do të jetë një nga zonat më të lakmuara sepse sapo hapëm shkollën e re në Dritas, nevojat po plotësohen pa pasur nevojë të vish deri te sheshi Skënderbej për të marrë shërbime. Për sa kohë transporti, arsimi, apo hapësirat rekreative janë këtu, besoj se i kemi rritur vlerën pronës”, sqaroi Veliaj.

Për skeptikët e reformës territoriale Veliaj tha: “Ata që e kanë kritikuar reformën territoriale duhet të kuptojnë se Zall Herri, me buxhetin që kishte si ish komunë, nëse nuk do të ishte bashkuar me Tiranën, investimet për shtëpitë e rindërtuara, rrugët, urat, argjinaturat, nuk do i kishte bërë për 70-80 vjet. Rruga e Krrabës, nga Lapidari deri në Krrabë, e paprekur prej viteve ’60, nuk do të ishte bërë me buxhetin e ish komunës Krrabë. E njëjta gjë për rrugën e Shën Gjergjit, për rrugën e Zall Bastarit. Zall Bastarit do i duheshin mbi 100 vjet, me të ardhurat modeste që kishte. I jam vërtetë mirënjohës atyre që besuan se bashkimi me Tiranën na bën më të fortë.”

Në fund, kreu i Bashkisë falënderoi banorët e zonës, për të cilët tha se janë gjithmonë mirëkuptues dhe bashkëpunues. “I falënderoj të gjithë banorët, së pari për durimin e treguar; së dyti, për mirëkuptimin. Është një nga ato zona ku askush nuk i kundërshton projektet publike. Nëse në disa zona del dikush që thotë ‘te kjo ferra ka qenë gjyshi im, ndaj bllokoni punimet’, këtu ndodh komplet e kundërta. Të gjithë banorët bashkëpunojnë. Edhe nëse kemi marrë ndonjë rrip toke, nuk është bllokuar, as në gjykatë, as në protesta pa sens. Shumica e banorëve e kuptojnë se japin një rrip të vogël për një nevojë publike, por të parët që përfitojnë janë ata vetë, sepse u vjen rruga në shtëpi”, përfundoi ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË TURPËRON PARA GJITHË SHQIPËRISË"/ Dea “e dashura” e Beatit hyri papritur në studio... (VIDEO)
Previous article "KISHA FRIKË TË TREGOJA"/ Mbajti për ditë të tëra shokun e vdekur në shtëpi, pastaj e hodhi në përrua, lihet në burg 47-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste me thikë 59-vjeçarin, pranga autorit! Arrestohet edhe i plagosuri, nuk dha shpjegime për ngjarjen

POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit Aktualitet

POLICIA E KORÇËS BËN BILANCIN E DY MUAJVE/ 8 mijë gjoba për shoferët që kanë 'thyer' rregullat e qarkullimit

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë… Aktualitet

PUBLIKON TË DHËNAT E RAPORTIT MBI KRIMINALITETIN/ Lamallari: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT