• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rasti “Tahiri”: Pse po ngutet Basha? Se vjen FBI!
Home
Breaking News

Rasti “Tahiri”: Pse po ngutet Basha? Se vjen FBI!

20 October, 2017 Editor Breaking News

Po vërehet një ngutje deri në tërbim për të arrestuar ish ministrin e Brendshëm, deputetin aktual të PS Saimir Tahiri. Janë involvuar që nga kryeprokurori Adriatik Llalla, kreu i PD Lulzim Basha bashkë me “mentorin” e tij politik Sali Berisha, Presidenti i Republikës Ilir Meta bashkë me bashkëshorten e tij në krye të LSI Monika Kryemadhi, e deri tek Koço Kokëdhima, “babai” i legalizimit të kanabisit në Shqipëri, Shkelzen Berisha e Fatmir Mediu që hodhën në erë Gërdecin dhe tërë llumi i shoqërisë shqiptare.

Ka një habi me këtë ngutje për ta arrestuar Tahirin sa më shpejt, sa dhe në kërkesën ndaj Kuvendit kërkohet leje për arrestimin, heqjen e lirisë së Tahirit, një rast i paprecedent i ndodhur që nga koha e Enver Hoxhës në Shqipëri. Kur urdhërohej nga politika arrestimi i ministrave, deputetëve dhe funksionarëve partiakë në sallën e mbledhjes siç ka ndodhur me Kadri Hazbiun dhe hierakët e tjerë komunistë. Dhe kjo ngutje e ka një bazë.

Në nëntor ikën nga drejtimi i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Lalla. Jo vetëm se i skadon afati në krye të organit të akuzës, por se nuk mban më ujë pilafi me shtyrjen e zbatimit të ligjit të Vettingut dhe të Reformës në drejtësi nga Berisha dhe Meta. Duke qënë se drejtësia e re do të filtrohet nga partnerët tanë ndërkombëtarë SHBA-BE dhe ekspertët e tyre, pas mesit të nëntorit nuk ka më asnjë shans që Berisha dhe Meta të bëjnë politikë përmes Prokurorisë dhe Gjykatës, pasi “zarat” e tyre, Llalla dhe gjyqtarët e emëruar prej tyre do të jenë “viktima” të Vettingut. Nuk do të ketë më vend për ta në sistemin e drejtësisë.

Kjo është arësyeja e parë e ngutjes së Llallës dhe “mentorëve” të tij politikë Meta dhe Berisha për ta futur sa më shpejt në qeli ish ministrin Brendshëm dhe deputetin e PS, jo Saimir Tahirin si individ.

Arësyeja e dytë është se në nëntor, sipas të gjitha informacioneve zyrtare, të deklaruar dhe nga kryeministri Edi Rama, në Tiranë zbarkojnë agjentët amerikanë të antidrogës, antikrimit dhe të drejtësisë, të cilët do të marrin situatën në dorë. Pikërisht për këtë arësye Llalla dhe mbështetësit e tij në politikë, Berisha dhe Meta e duan Saimir Tahirin ish ministër të Brendshëm, në qeli. Për të filluar Vettingun dhe Reformën në Drejtësi pikërisht me ish ministrin e Brendshëm dhe për të fituar sadopak kohë dhe për të përfituar nga situata që mund të krijohet. Me shpresën se Reforma në Drejtësi të mos fillojë nga krimet e tyre. Ndaj nguten për arrestimin e Tahirit, për të arritur që agjentët amerikanë ta gjejnë në qeli ish ministrin e Brendshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dështimi i turpshëm i Prokurorisë. Saimiri i përgjimeve italiane, është një... shofer kamioni
Previous article Aktori i njohur Ndricim Xhepa i nënshtrohet operacionit

Editor

Postime të ngjashme

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

VIDEOLAJM/ Protestuesi me thirrje të fortë: Dorëheqje! Nuk ikim nga sheshi pa u larguar Rama Aktualitet

VIDEOLAJM/ Protestuesi me thirrje të fortë: Dorëheqje! Nuk ikim nga sheshi pa u larguar Rama

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë Aktualitet

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT