• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RASTI LLESHI/ Si precedenti Demiraj rrëzon pretendimet e Presidentit Meta
Home
Politikë

RASTI LLESHI/ Si precedenti Demiraj rrëzon pretendimet e Presidentit Meta

13 November, 2018 F.autor Politikë

Justifikimi i Presidencës, se dekretimi i Lleshit si Ministër i Brendshëm bëhet i pamundur nga statusi i tij i ushtarakut, rrëzohet nga një precedent i vendosur në vitin 2017 në një rast identik.

Bëhet fjalë për ish-Ministrin e Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili ndodhej në të njëjtën situatë juridike si zoti Lleshi, në momentin e emërimit ministër pas marrëveshjes Rama-Basha të majit të vitit të shkuar.

Në atë moment, edhe koloneli Demiraj ishte një ushtarak aktiv, ndonëse jo në shërbim pas shkarkimit nga zonja Kodheli, të njëjtin status që gëzon edhe Lleshi qw wshtw shkarkuar nga Presidenti Nishani dhe pasi ka fituar njw gjyq pwr rikthimin e tij nw detyrw, mbetej nw pritje me status aktiv.

I propozuar si Ministër, në rastin Demiraj, institucioni i Presidencës nuk solli asnjë objeksion dhe nuk kërkoi asnjë verifikim shtesë.

Në këtë formë, ish-Presidenti Nishani vendosi standartin e lejimit të dekretimit ministër edhe të ushtarakut aktiv.

Pas përfundimit të detyrës së tij si Ministër, zoti Demiraj u rikthye në detyrë si kolonel aktiv në Forcat e Armatosura, me urdhër të Ministres Xhaçka.

Ai nuk dha asnjëherë dorëheqje nga karriera ushtarake as para dhe as gjatë ushtrimit të mandatit si Ministër i Brendshëm.

Pavarësisht këtij precedenti, zoti Lleshi iu drejtua ditën e djeshme me një shkresë zyrtare Presidentit, në të cilën ai shprehte gatishmërinë e tij për të dorëzuar statusin e ushtarakut aktiv, nëse kreu i shtetit do ta shihte këtë si të detyrueshëm.

Megjithatë, Ilir Meta nuk e ka vendosur një standart të tillë në dekretimet e mëparshme.

Vetë presidenti dekretoi kandidaturën e Vitore Tushës për KLSH, ndonëse kjo e fundit është ende pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Praktika e vendosur në Shqipëri për emërimin në detyra të larta që kërkojnë dekretimin presidencial është që dorëheqja jepet nga posti i mëparshëm, vetëm pas miratimit të funksionit të ri në Parlament.

Kjo edhe për të shmangur një situatë të mundshme që kandidati të humbasë vendin e mëparshëm, nëse nuk vjen miratimi në Kuvend.

Për këtë arsye, dy standartet e vendosura nga Presidenti tregojnë qartë për një tendencë të qartë politike, në interpretimin e rastit Lleshi.

Me këtë standart të ri të aplikuar nga Presidenca, vetë Presidenti Meta, i cili justifikon mosdekretimin me statusin aktiv të ushtarakut, në momentin kur u zgjodh President ishte vetë në shkelje, duke qenë ende kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ai dha dorëheqjen nga ky post pas zgjedhjes President, pak kohë përpara se të niste zyrtarisht detyrën e tij të re.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DJALË SHEMBULLOR"/ Endrit Mertiri na prezanton me mamanë e tij (FOTO)
Previous article "KISHTE FRIKË TË DILTE NGA SHTËPIA"/ Përndiqte 25-vjeçaren, arrestohet vlonjati (EMRI)

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re Breaking News

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit Politikë

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’ Politikë

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT