• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RASTI I VUÇIÇ/ A e bleu Ilir Meta 75 mijë euro, “Luanin e Artë” të Venecias? Ja kush qendron prapa fondacionit
Home
Politikë

RASTI I VUÇIÇ/ A e bleu Ilir Meta 75 mijë euro, “Luanin e Artë” të Venecias? Ja kush qendron prapa fondacionit

13 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ilir Meta e nisi të shtunën, duke lajmëruar marrjen e një çmimi.

Ai u nderua me “Luanin e Artë” të Venecias.

“Të nderuar Miq të Çmimit Ndërkombëtar të Venecias!

Ju faleminderit nga zemra!

Ky është një çmim që në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar.

Veçanërisht shqiptarëve të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri tek shqiptarët e ditëve të sotme, për punëtorët, studentët, e për të gjitha familjet e shqiptarëve.

Ky është një çmim që i shkon edhe mijëra italianëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej vitesh: sipërmarrës, studentë, profesionistë.

Ky çmim është një simbol i miqësisë Itali-Shqipëri, një miqësi unike dhe e pandashme.

Çdo gjë mund të ndryshojë në botë, por gjeografia jo, e Italia dhe Shqipëria janë të bashkuara nga historia e nga gjeografia.

Ky është një çmim që i shkon edhe së ardhmes së marrëdhënieve tona, të miqësisë të së rinjve tanë, të cilët janë edhe shpresa jonë.

Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Europa ka njohur.

Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi.

Ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët falë pjekurisë, dialogut, kanë bërë që vendet e Ballkanit, që sillnin vetëm krizë e luftë, sot janë më afër Europës e më afër paqes mes popujve.

Ky është një çmim që u shkon edhe udhëheqësve fetarë, të cilët me inteligjencë, mund, sakrifica, harmoni e dashuri kundrejt pasardhësit, kanë bërë të mundur që dialogu ndërfetar dhe bashkekzistenca të jenë të shkëlqyera dhe shembull për mbarë botën.

Ky çmim i dedikohet edhe familjes time, për mbështetjen dhe dashurinë, duke më lejuar të punoj çdo ditë me këmbëngulje e qetësi.

Ju faleminderit të dashur miq!

Faleminderit Venecia!

Faleminderit Itali”, shkruante Meta në rrjetet sociale.

Por, si qendron e vërteta e këtij çmimi?

Me të njëjtin çmim, një vit më parë u nderua edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Por, mediat serbe hodhën akuza se Vuçiç e kishte blerë atë, 75 mijë euro.

Për shkak të akuzave të ashpra, Vuçiç nuk shkoi fare ta tërhiqte çmimin, por dërgoi një ambasador.

Spartak Ngjela ndërkohë, zbulon edhe disa detaje të tjera.

Fondacioni që jep këtë çmim, ka si pjesë të vet edhe Franco Fratinin, një emër i njohur për shqiptarët.

Ai ka qenë ish-ministër i Jashtëm i Italisë dhe mik i ngushtë i Sali Berishës.

Me sa duket, ky i fundit po i vjen në ndihmë ortakut të tij Meta, në një moment të vështirë të jetës së tij, me çmime qesharake, që dyshohet se jepen kundrejt pagesës.

“Meta na paska marrë një çmim fantazëm. Vjet e ka marrë këtë çmim Aleksandër Vuçiç. E kuptoni ku jemi?

Ky çmim që ka marrë emrin e Luanit të Artë të Venedikut, i cili jepet për filmin më të mirë, është regjistruar në vitin 2017 me të njëjtin emër, por si Luani i Artë për Paqe.

Sigurisht që nuk ka lidhje me çmimin e filmit të cilit i ka përvetësuar emrin.

Ky çmim që ka marrë Meta drejtohet nga Fondacioni Italian Foedeus që kryesohet nga Mario Baccini: pjesë e tij është edhe miku i vjetër i Sali Berishës, Franco Fratini.

Nuk ka të dhëna nëse është ndarë në vitin 2017 ky çmim, por në vitin 2018 ky çmim i është ndarë Aleksandar Vuçiçit, por, në emër të tij, më 1 dhjetor 2018 e ka tërhequr ambasadori i Serbisë në Romë Goran Aleksiç. Fituesi i dytë i çmimit është Ilir Meta.

Po ku mund të pyesë drejtësia e re nga çmimet fantazmë! Meta do të shkojë drejt gjykimit për shkelje të Kushtetutës, është mirë ta marrë me vete edhe medaljen e çmimit, se mund të ketë lehtësira…”, shkruan Ngjela.(TemA)

Linku i shkrimit per marrjen e cmimit nga Vucic: https://www.blic.rs/vesti/politika/vucicu-nagrada-za-mir-u-veneciji-nije-prisustvovao-zbog-kosova-ambasador-procitao/phtrkby?fbclid=IwAR3Yz8152SsZsgYXVQq8wuCfyKaLBQW3Xgjek4meMm3FlDiFccTTRx5hFl8

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Kërcënohet me vdekje Presidenti i klubit të njohur. Dyshohet...
Previous article SHERR PËR PRONËN NË VORË/ 62-vjeçari plagos me sëpatë fqinjin. Policia...

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Aktualitet

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT