Naile Kurmekaj, një nënë 38-vjeçare me komplikacione në zemër ka shpëtuar për mrekulli bashkë me fëmijën e saj.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku thotë se gruaja u shpëtua falë ndërhyrjes në kohë dhe punës së shkëlqyer të ekipit mjekësor të Maternitetit “Mbreteresha Geraldinë”
Në sajë të bashkëpunimit të mjekëve obstetër-gjinekologë, kardiologë dhe reanimatorë, 38-vjeçarja që u operua me sukses nga ekipi me Dr. Zef Delia, Dr. Lorenc Buzo, Dr. Fatmir Kopani, Dr. Albert Cakani, infermieret Klea Fraholli dhe Eranda Tore, sot gëzon shëndet bashkë me të voglin e saj”- shkruan Rama ndër të tjera.