• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RASTI I RALLË/ Operohet nga zemra pacientja e parë me Covid në Shqipëri
Home
Sociale

RASTI I RALLË/ Operohet nga zemra pacientja e parë me Covid në Shqipëri

14 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një 56-vjeçare e infektuar me Covid është pacientja e parë që i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër. Ekipi i kardiokirurgëve i kryesuar nga doktor Altin Veshti ka bërë të mundur që gjithçka të shkojë mirë:

“Është operacion rutine. Ajo që e bën të veçantë këtë operacion, është që është kryer për herë të parë në Shqipëri nga një paciente Covid pozitiv”.

Gruaja është paraqitur në spital me shqetësime të zemrës. Ajo dhe stafi që realizoi ndërhyrjen nuk ishin në dijeni se pacientja ishte e prekur nga koronavirusi, por respektimi i protokolleve ka bërë të mundur që asnjë të mos infektohet prej saj:

“I gjithë stafi mjekësor u testuan dhe dolën negativ për Covid. Kjo falë masave që ne marrim sigurisht për çdo pacient që ne operojmë, sepse ne i konsiderojmë të gjithë pacientët sikur të jenë pozitivë dhe mbrojmë veten tonë, por mbrojmë edhe pacientët”.

Kardiokirurgu Veshti na tregon se gruaja është transferuar në Shërbimin Infektiv pas realizimit me sukses të ndërhyrjes.

Ndërsa në Shërbimin e Kardiokirurgjisë, shërbimi ndaj pacientëve nuk është ndërprerë, por mënyra e organizimit është përshtatur me masat anticovid:

“Aktualisht ne bëjmë dy operacione në ditë, por duke mbajtur një rregull të brendshëm, ku nëpër dhoma njerëzit nuk kanë kontakt të afërt dhe dhomat që kanë qenë dikur, mund të qëndronin me 3-4 pacientë, qëndrojnë 1 apo 2 pacientë. Në dhomat dyshe qëndron vetëm një pacient. Infermierët dhe gjithë stafi është absolutisht me maskë dhe i mbrojtur”.

Ajo çfarë mjekët kërkojnë me ngulm është jo vetëm përdorimi i maskave dhe ruajtja e distancave, por edhe shmangia e grumbullimit të familjarëve të pacientëve në dyert e spitaleve.

56-vjeçarja është një rast i rrallë edhe për vetë mjekët. Këtë të martë ajo ka lënë mjediset e Spitalit Infektiv pasi është shëruar jo vetëm nga zemra, por edhe nga koronavirusi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lymi i Tutit nga Dhërmiu, ka një thirrje për...Dykëmbëshat
Previous article RINGRITJA E PALERMOS/ Klubi italian kërkon me ngulm sulmuesin e Kombëtares

F.autor

Postime të ngjashme

NË GARË PËR POSTIN E KRYEPROKURORIT TË PËRGJITHSHËM/ Adnan Xholi dorëzon kandidaturën, i pari që hyn në garë Aktualitet

NË GARË PËR POSTIN E KRYEPROKURORIT TË PËRGJITHSHËM/ Adnan Xholi dorëzon kandidaturën, i pari që hyn në garë

PO FLUTURONTE ME AVION CIVIL/ Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje Aktualitet

PO FLUTURONTE ME AVION CIVIL/ Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh Aktualitet

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT