• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RASTI I POGRADECIT/ Ministrja Kushi mbledhje urgjente: Masa drastike për rastet e abuzimeve
Home
Politikë

RASTI I POGRADECIT/ Ministrja Kushi mbledhje urgjente: Masa drastike për rastet e abuzimeve

8 November, 2021 F.autor Politikë

Pas rastit të Pogradecit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi ka thirrur në një mbledhje urgjente drejtuesit e shërbimit Psiko-Social nga të gjitha bashkitë në vend, për të diskutuar dhe analizuar rastet shqetësuese e shfaqura së fundmi, si dhe për të rritur vigjilencën për shmangien e dhunës ndaj fëmijëve dhe nxënësve jo vetëm në shkolla, por edhe në familje.

Ministrja Kushi ka kërkuar që konstatimi i rasteve të dhunës të mos neglizhohet në asnjë moment, dhe ka theksuar se konstatimi i psikologut të shkollës në raste të tilla është tejet i rëndësishëm për eliminimin e rreziqeve që u kanosen nxënësve.

“Nuk mund të mbyllim sytë në asnjë mënyrë përballë punonjësve, drejtuesve të shkollave apo mësuesve që përbëjnë kërcënim për nxënësit”- është shprehur ministrja, duke kërkuar që çdo mësues dhe çdo psikolog të vëzhgojë këtë fenomen, jo vetëm me syrin e një profesionisteje, por edhe me syrin e një prindi.

“Aktualisht numri i punonjësve të shërbimit psiko-social është dyfishuar, janë bërë trajnime për të siguruar mjedise sa më familjare në shkollë” – është shprehur Znj. Kushi.

Ajo ka kërkuar që kodi i etikës duhet të njihet sa më mirë nga secili prej punonjësve, në mënyrë që të arrihet të analizohet sa më mirë situata që mund të paraqitet në ndonjë shkollë.

Ministrja Kushi ka theksuar se ka patur raste që psikologët tanë kanë arritur të shmangin ngjarje të rënda, vetëm për shkak të reagimit në kohë, si dhe për shkak të angazhimit të gjerë dhe serioz.

Gjithashtu, Znj. Kushi shtoi se për parandalimin e ngjarjeve të dhunës apo abuzimeve ndaj fëmijëve apo nxënësve, duhet që në bashkëpunim të ngushtë më prindërit, të bëhet ndërgjegjësimi dhe nxitja e nxënësve që të flasin për çdo rrezik të mundshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETTINGU NË POLITIKË/ Basha flet për aleanca të fshehta: Shoh si shkelet syri ekraneve, asnjë s’na ndal
Previous article PANDEMIA/ Mjeku Kalo: Vaksinimi, e vetmja rrugë drejt normalitetit

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT