• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RASTI I “Maaßenit”/ Merkel pranon gabimin: Nuk e mora parasysh aq sa duhet opinionin publik
Home
Nderkombetare

RASTI I “Maaßenit”/ Merkel pranon gabimin: Nuk e mora parasysh aq sa duhet opinionin publik

24 September, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pranoi se janë bërë gabime në vlerësimin e rastit “Maaßen” duke shtuar se ajo mori parasysh aq sa duhet opinionin publik.nuk e

  

Kancelarja gjermane, Angela Merkel para një takimi të partisë konservatore, CDU në Berlin u shpreh se “nuk mund të të bindte” vendimi i marrë fillimisht për Hans-Georg Maaßen kreun e larguar të Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese, një shërbim sekret gjerman.

Maaßen u largua nga detyra e presidentit të Mbrojtjes Kushtetuese për të marrë fillimisht një post më të lartë e më të mirëpaguar atë të Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme që drejtohet nga kristiansociali, Horst Sehofer. Por pas reagimeve të forta të bazës së Partisë Socialdemokrate, kryetarja e saj, Andrea Nahles iu drejtua me një letër kancelares Merkel dhe Seehoferit për të rishikuar vendimin e marrë për Hans-Georg Maaßen.

Fillimisht debati për Maaßen shpërtheu pas deklaratave të tij publike që vunë në dyshim vërtetësinë e një videoje ku flitej për gjueti ndaj të huajve. Sipas tij nuk ka pasur një gjueti të tillë në demonstratat e Chemnitz. Rasti „Maaßen“ përçan Gjermaninë

Kancelarja gjermane tha të hënën se në vendimin për kalimin fillimisht të Hans-Georg Maaßenit në Ministrin e Brendshme është orientuar më shumë nga ajo që të mos prishej aftësia e funksionimit të Ministrisë së Brendshme se sa nga “ajo që i prekte më shumë njerëzit.” Për këtë ajo shprehu keqardhje të thellë. Vendimi i ri i fundjavës që nuki jep Maaßen-it postin e Sekretarit të Shtetit dhe e lë në pozicionin e një këshilltari të posaçëm, drejtues departamenti në ministri, pa ngritje rroge është “i drejtë dhe i komunikueshëm”, tha Merkel.

Deutschland Spitzentreffen zu Maaßen in Berlin (Reuters/F. Bensch)Takimi i fundjavës (23.09) që rivendosi mbi Hans-Georg Maaßen

Kthim tek puna

Qeveria gjermane duhet tani, sipas Merkelit “të ndryshojë mënyrën e punës dhe të kthehet tërësisht tek puna konkrete”. Qeveria duhet që në këto “kohë veçanërisht sfiduese” të kthehet tek problemet e shqetësimet e njerëzve. Ka shumë tema të rëndësishme dhe të komplikuara si ajo e shëndetësisë, përkujdesit shëndetësor, digjitalizimit dhe dalja e Britanisë së Madhe nga BE që e kemi përpara, tha Merkel. “Prandaj është i nevojshëm përqëndrimi i plotë tek puna konkrete.”

Grindja për të ardhmen e kreut të Mbrojtjes Kushtetuese, Hans Georg-Maaßen u pa në Gjermani si kriza e dytë e koalicionit me bazë të gjerë brenda gjashtë muajsh. Kriza e parë kaloi në pranverë, kur Merkel dhe Seehofer nuk e gjetën fillimisht gjuhën e përbashkët për kthimin në kufirin gjerman të refugjatëve që kanë kërkuar azil në një vend tjetër të BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Arrestimi për trukime: FSHF merr vendim për trajnerin e Kombëtares
Previous article Del e vërteta tronditëse/ Princi William ka probleme mendore (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT