• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RASTI I AUSTRALISË DHE SINGAPORIT”/ Flasin shkencëtarët:  Ja sa ndihmon moti i ngrohtë në luftimin e koronavirusit
Home
Nderkombetare

“RASTI I AUSTRALISË DHE SINGAPORIT”/ Flasin shkencëtarët: Ja sa ndihmon moti i ngrohtë në luftimin e koronavirusit

13 March, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Që prej nisjes së përhapjes masive të koronavirusit të ri në të gjithë botën, ka pasur mjaft teori dhe përcaktime, që kanë shtyrë vendosjen e masave të sigurisë.

Fillimisht u konsiderua i ngjashëm me gripin sezonal, por më i rrezikshëm për grupet e ndjeshme që kanë dhe infeksione apo sëmundje të tjera. Kjo teori rezultoi e gabuar, pasi niveli i vdekshmërisë nga COVID-19 është mbi 2%, krahasuar me 0.1% të gripit sezonal.

Rrezikshmëria e këtij virusi rritet dhe më tepër nga fakti që është i panjohur dhe që nuk kemi një vaksinë për ta luftuar atë. Ka një teori tjetër, për të cilën ekspertët shpresojnë që COVID-19, të sillet si gripi, duke u zhdukur në verë.

“Ky është një virus respirator dhe gjithmonë na japin shqetësime gjatë motit të ftohtë, për arsye të dukshme”, tha Nelson Michael, shkencëtar mjekësor në ushtrinë amerikane.

Gripi përhapet në kushte atmosferike të thata dhe të ftohta, duke bërë që sezoni i tij të prekë më shumë hemisferën veriore. Vendet më të prekura si Wuhani, Irani, Italia apo Koreja e Jugut, kanë aktualisht thuajse të njëjtën klimë me mot të ftohtë dhe me lagështi të lartë.

Shkencëtarët shpresojnë që edhe COVID-19 të ketë një sjellje të njëjtë dhe të zhduket në temperatura të larta, por çfarë ndodh nëse kjo teori nuk rezulton e vërtetë. A mund të përballemi ne me një infeksion që zgjat, gjatë gjithë vitit? Mbi 100 raste me koronavirus janë konfirmuar në Singapor, ku moti është i ngrohtë, gati gjatë gjithë vitit. Australia, Brazili dhe Argjentina janë aktualisht në mes të verës, por kanë raportuar disa raste.

Këto konfirmime shtojnë skepticizmin, se ky koronavirus mund të zhduket në mot të ngrohtë. Megjithatë, ekspertët dhe studiuesit këshillojnë që të respektohen masat strikte për shmangien e kontaktit, pasi është mënyra e vetme për momentin për të frenuar përhapjen. Rasti i Kinës, sipas tyre, është një shembull perfekt për t’u ndjekur në përballimin e kësaj emergjence shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shifrat LIVE, Kosova në hartën e vendeve të prekura. Vendet dhe të infektuarit
Previous article KORONAVIRUSI/ E pabesueshme. Kjo VIDEO tregon si e mposhti epideminë vatra më e nxehtë në Kinë, Wuhan

k.autor

Postime të ngjashme

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë Botë

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një Botë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT