• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rasti Hatiaja vë në vështirësi drejtësinë shqiptare: Kërkoj gjykim në Itali të zgjidhet çështja
Home
Aktualitet
Drejtësi

Rasti Hatiaja vë në vështirësi drejtësinë shqiptare: Kërkoj gjykim në Itali të zgjidhet çështja

22 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Çështja e Alket Hatiajt, i cilësuar nga mediat italiane si zot i drogës, ka vënë në vështirësi drejtësinë shqiptare. Prokurori Kujtim Bashaj, i cili i është drejtuar Gjykatës së Durrësit me kërkesën për ekstradimin e të kërkuarit drejt Italisë, kërkon ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim që t’i jepet zgjidhje çështjes.

Në shkresën që mban firmën e tij, prokurori kërkon që autoriteteve italiane t’u vihen në dispozicion përmes letër porosisë, vendimet e dënimit të Alket Hatiajt nga drejtësia shqiptare, dhe të pyeten nëse i qëndrojnë sërish kërkesës për ekstradim.

“Duke i vënë në dispozion vendimin penal nr.190 të vitit 2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda si dhe atë të Apelit e Gjykatës së Lartë, për shqyrtimin e tij, t’iu kërkohet autoriteteve italiane nëse i qëndrojnë përsëri kërkesës për ekstradim. Kjo pasi në ligj sanksionohet se “nuk mund të jepet ekstradimi… kur ka filluar procedimi ose është gjykuar në Shqipëri, edhe pse vepra penale është kryer jashtë shtetit”, thuhet në shkresë.

Prokurori pranon më tej në letër se është e dukshme që Hatiaj, për periudhën kohore 2003-2004, që bën fjalë vendimi i gjykatës italiane për dënimin e tij me 20 vjet burgim, mbi të cilin është kërkuar ekstradimi, ai është gjykuar nga drejtësia shqiptare dhe e ka shlyer dënimin.

“Të paktën në 15 episode bazuar në përgjime dhe akte procedurale të grumbulluara dhe të sjella në rrugë ligjore nga autoritetet e drejtësisë italiane në Shqipëri, rezulton që Hatiaj të jetë dënuar nga gjykata shqiptare, dënim i cili tashmë rezulton i vuajtur prej tij”.

Prokurori këmbëngul që shtetit fqinj, t’i kërkohet garanci për rigjykimin e Hatiajt, në rast ekstradimi.

Për faktin se deri më tani garancia nuk ka mbërritur, gjykata e Durrësit firmosi për shtyrjen e seancës këtë të mërkurë. Alket Hatiaj, jeton në arrati prej 5 muajsh, dhe gjatë një interviste për “News 24” ai deklaroi se nuk do të dorëzohet pasi e ka humbur besimin te drejtësia. Ai është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata e Apelit në Milano, ndërkohë që këmbëngul se për të njëjtat vepra penale është dënuar në Shqipëri dhe i ka mbyllur hesapet me drejtësinë./KLODJANA LALA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Ledion Liço pozon i zhveshur, pendohet për foton dhe...
Previous article “Fut në punë atë që e meriton, jo atë që paguan”, Rama i përgjigjet komentuesit: Mos u zvarrit por…

Redaktor2

Postime të ngjashme

"JAM SËMURË, PO MARR SËRUM NË QSUT"/ Dalin detaje nga zhdukja misterioze e Eglant Koçit Aktualitet

"JAM SËMURË, PO MARR SËRUM NË QSUT"/ Dalin detaje nga zhdukja misterioze e Eglant Koçit

TRAFIK ARMËSH NË MES TË TIRANËS/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve Aktualitet

TRAFIK ARMËSH NË MES TË TIRANËS/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës Aktualitet

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT