• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RASTI “DOSHI”/ REAGON Qeveria: Thirrjet e ambasadores Kim nuk janë për PS
Home
Politikë

RASTI “DOSHI”/ REAGON Qeveria: Thirrjet e ambasadores Kim nuk janë për PS

24 March, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim, i bëri thirje dje forcave politike, që të kundërshtonin publikisht rikandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhjet e 25 Prillit. Por ndërsa deklarata e saj u pa gjerësisht si një referencë ndaj Partisë socialiste, sipas kryeministrit Edi Rama, thirrja e ambasadores Kim nuk ka të bëjë me partinë që ai drejton

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, zoti Endri Fuga, drejtor i Komunikimit i kryeministrit Rama, tha se “ambasadorja Kim e ka bërë më parë shumë të qartë me gojën e saj, qëndrimin e Kryeministrit, se Tom Doshi as nuk është aleat i Partisë Socialiste dhe as do të jetë pjesë e qeverise së re të Partisë Socialiste! Kështu që ne – theksoi zoti Fuga – nuk e lexojmë mesazhin e ambasadores Kim si një thirrje për PS e as marrim përsipër të flasim në emër të shumë partive të tjera, të cilat nuk janë prononcuar për rastin në fjalë”

Në postimin e saj në Twitter, ndërsa vlerësonte qëndrimin e Partisë Demokratike, zonja Kim ngrinte pyetje ndaj forcave të tjera politike se përse ato heshtnin. Ajo nuk e përmendi me emër partinë socialiste, në Twitter-in e saj. Por në një intervistë të dhënë po mbrëmë për televzionin ABC NEWS ambasadorja amerikane shprehej se “dëshironte të shihte që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë”, sa Partia Demokratike, në qëndrimin ndaj zotit Doshi, të clit që prej vitit 2018 i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, me një vendim të Sekretarit amerikane të Shtetit.

Megjithatë, në reagimin e tij, zoti Fuga thotë se “mes Partise Socialiste dhe Shteteve te Bashkuara, si edhe mes Kryeministrit Rama dhe ambasadores Kim, nuk ka asnje dallim as për këtë çështje dhe as për asnjë çështje që është në interes të marrëdhënies së shkëlqyer mes nesh e aleateve tanë strategjikë”, përfundon zoti Fuga. /VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRBALLJA NDAJ HOLYFIELD/ Legjenda Tyson refuzon 25 milionë dollarë, ja shkaku...
Previous article META KA DITELINDJEN/ Lefter Maliqi i dedikon fjalë "të ndjera": Do ta shpërblej me fitore! Jam i nderuar që...

F.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT